Itali, dy turiste nudo kalojnë në qendrën historike të Galipolit, fotot bëjnë xhiro në web
E pazakontë në rrugët e Galipolit, në Itali në orët e para të mëngjesit. Dy turistë kaluan qendrën historike … krejtësisht lakuriq. Punonjesit e sherbimeve komunale nuk mund t’i besonin syve të asaj që panë pranë plazhit të Purità.
Siç raporton La Gazzetta del Mezzogiorno, dy gratë ecën në zonën pranë shkallëve të portit ashtu siç nëna i beri dhe më pas hynë në muret e qytetit të vjetër, ndoshta drejt shtëpisë të marrë me qira.
Siç na kujton Repubblica, plazhi Purità është plazhi më “alternativ” i zonës, i frekuentuar nga të rinjtë edhe gjatë natës. Në këto ujëra është zakon të notosh në agim dhe kështu do të ketë ndodhur edhe me dy turistët. Skena të turistëve që bëjnë plazh në errësirë, nudo, duket se jane rikthyer në qytet pas kufizimeve nga Pandemia e Covid.
(Tgcom24/BalkanWeb)