"Ishulli i vdekjes" që nuk guxon ta blejë askush .
Dy milionë euro është çmimi me të cilin prej tre vitesh ka dalë në shitje ishulli kroat Daska, i quajtur ndryshe si “ishulli i vdekjes”.
Ai ka një manastir të shekullit XII, një pyll dhe shumë plazhe private, megjithatë askush nuk guxon ta blejë, kjo për shkak të historisë famëkeqe që ishulli fsheh brenda tij.
Në këtë ishull jane therur brutalisht rreth 48 simpatizantë nazistë nga forcat partizane, në vitin 1944. Qytetarët lokalë prej vitesh flasin për legjenda urbane, sipas të cilave, fantazmat e njerëzve të vrarë qarkullojnë në kërkim të drejtësisë.
Në 24 tetor 1944, partizanët jugosllavë festuan aty fitoren mbi forcat naziste. 48 njerëzit e vrarë ishin akuzuar si bashkëpunëtorë me nazistët, së bashku me priftin e njëkohësisht kryetarin e Bashkisë së qytetit, Petar Perica.
“Ishulli i vdekjes” ndodhet pranë qytetit turistik të Dubrovnikut, i cili është një vend që tërheq miliona turistë dhe është pjesë e UNESCO-s.
Këtu kanë kaluar pushimet Roman Abramovich, Catherine Zeta-Jones, Michael Douglas, Tom Cruise e Steven Spielberg.
/albeu.com/