Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ishulli i Fazanëve: I vetmi territor në botë, që ndryshon sovranitet çdo 6 muaj

  • Thread starter Thread starter ...
  • Data e fillimit Data e fillimit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Ishulli i Fazanëve: I vetmi territor në botë, që ndryshon sovranitet çdo 6 muaj​


81B0B986-316D-484B-94E3-C914ECA4A0C9.jpeg

Rreth 6 kilometra para se lumi Bidasoa të derdhet në Oqeanin Atlantik, ujërat e tij që në pjesën fundore shënojnë kufirin midis Spanjës dhe Francës, lagin edhe ishullin e vogël të Fazanëve, që është më shumë një shkëmb i pyllëzuar në mesin e lumit.

Pikërisht këtu, në vitin 1659 u takuan mbretërit e2 shteteve fqinje për të nënshkruar Traktatin e Pirenejve, që i dha zyrtarisht fund Luftës Tridhjetëvjeçare. Sipas traktatit,10 kilometrat e fundit të rrjedhës së lumit Bidasoa, u caktuan si një kufi natyror midis dy kombeve, deri në Gjirin e Biskajës.
Dhe siç ndodh gjithmonë kur një lumë shënon kufirin ndërshtetëror, ky vendoset afërsisht në qendër të rrjedhës së ujit. Duke ndjekur këtë linjë, ishulli u nda në mënyrë ideale përgjysmë, me Francën dhe Spanjën që zotërojnë përkatësisht pjesët që ndodhen në anën e tyre.

Por të dyja vendet arritën më pas një tjetër marrëveshjeje:Ishulli Fazan u shndërrua në njëterritor mbi të cilin ushtrojnë sovranitet të barabartë disa kombe. Historikisht, ka pasur disa raste të tilla, por ato nuk kanë zgjatur shumë.

Suksesi i një marrëveshje të tillë kërkon bashkëpunimin e të gjitha palëve të përfshira, gjë që nuk është e lehtë të ruhet për një kohë të gjatë. Shembulli më i suksesshëm është ndoshta ai i Antarktidës, ku 53 vende e ushtrojnë sovranitetin e tyre që nga viti 1961.

Ishulli i Fazanëve nuk është i vetmi territor që ka rezistuar për kohën më të gjatë me këtë status, por ai është gjithashtu i vetmi në të cilin sovraniteti nuk ndahet njëkohësisht, por në mënyrë alternative:për 6 muaj të vitit sundohet nga francezët, dhe për 6 të tjerat ngaspanjollët.
Para nënshkrimit të Traktatit të Pirenejve, statusi i ishullit nuk ishte i përcaktuar mirë. Por ai ishte në parim një lloj zone neutrale, që u përdor si një vend takimi midis përfaqësuesve të Francës dhe Spanjës, dhe si një vend për shkëmbimin e të burgosurve.

Duket e çuditshme që një ishull me një sipërfaqe vetëm 3.000 metra katrorë,është përdorur sinjë skenë e ngjarjeve të rëndësishme historike, por dhe për fejesa dhe dasma mbretërore midis trashëgimtarëve të kurorave të tyre përkatëse.

Sot, Ishulli i Fazanëve nuk mund të vizitohet nga turistët. Por ai mund të shihet lehtësisht nga bregu, siç sugjeron zyra lokale turistike. Pra vizitorët janë të detyruar ta kundrojë ishullin e veçantë nga të2 anët e brigjeve të lumit Bidasoa, nga qyteti Hendaje në Francë dhe nga ai i Irunit në Spanjë.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back