Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

INVESTIGIMI/ Skandali i publikimit të pagave, database e sotme u prodhua nga e njëjta dorë që nxori 'listën e patronazhistëve'! Ja faktet

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shkurt 19, 2020
Mesazhe
3,767
Pëlqime
3,898
Publikimi i listës së dytë me pagat e mbi 694 shqiptarëve të muajit prill 2021 mund të ketë zbuluar një prapaskene të papritur. Lista e sotme e pagave ishte e shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë. Kjo hedh hije të forta dyshimi se burimi i database i sotëm është bërë nga e njëjta dorë që akuzoi PS për patronazhistët.

TIRANË
- Publikimi i listës së dytë me pagat e mbi 694 shqiptarëve të muajit prill 2021 mund të ketë zbuluar një prapaskene të papritur. Lista e sotme e pagave ishte e shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë. Të ndikuar edhe nga fakti se numri korrespondonte me listën e publikuar para zgjedhjeve te prillit 2021, që u quajt 'lista e patronazhistëve të PS', por që u mohua nga kjo e fundit, Shqiptarja.com bëri një kontroll të disa gabimeve që ekzistonin që në listën e parë. Dhe na rezultoi se të njëjtat gabime me numrat telefonike janë edhe identike edhe në listën e publikuar sot. Pra, nëse numri telefonik i një personi ka qenë i gabuar në listën e patronazhistëve është i gabuar edhe në database e sotme.

Kjo hedh hije të forta dyshimi se burimi i database i sotëm është bërë nga e njëjta dorë që akuzoi PS për patronazhistët. Partia Socialiste në atë kohë hodhi poshtë akuzat duke thënë se lista nuk ishte ajo që zotëronte Ps. Pra, një person brenda Tatimeve që ka ndërtuar listën e pare, duket se ka bërë edhe database e pagave. Një listë që në fakt është e përgatitur në prill 2021, pikërisht në kohën kur u shpërnda edhe lista e patronazhistëve.

Lista e re ka mbi 694 mijë punonjës, pra rreth 60 mijë më shumë se lista e djeshme. Edhe lista e muajit prill duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Excel” dhe u publikua në kohën kur kryeministri Edi Rama mbante konferencë për shtyp për këtë çështje.

Edhe ky dokument rezulton të jetë krijuar nga useri i ish-punonjëses së Tatimeve Mimoza Seraj, ndërkohë që është krijuar më 26 prill 2021 dhe e modifikuar për herë të fundit më datë 6 maj 2021. Skandali bëhet edhe më i madh kur në listë janë edhe numrat e telefonit të mbi 900 mijë shqiptarëve dhe datëlindjet e tyre.Kujtojmë se dokumenti i shpërndarë dje, useri që e ka krijuar është me emrin Moza Seraj, që jo domosdoshmërisht do të thotë se është pikërisht ajo që e ka shpërndarë listën e pagave edhe jashtë institucionit. Modifikimi i fundit në dokumentin e pagave, krijuar më 26 shkurt 2021, është bërë më më 6 prill 2021. Ndërkohë, dokumenti i dytë i bërë publik këtë të enjte është krijuar më 26 prill 2021, dhe është modifikuar për herë të fundit më 6 maj 2021.

Pavarësisht përgjegjësisë ose jo të ish-punonjëses së Tatimeve në këtë skandal, ajo do duhet të japë llogari për çfarë ka ndodhur, edhe pse logjikisht useri i saj duhet të ishte çaktivizuar që prej momenti kur doli në pension. Prokuroria e Tiranës e ka marrë sot në pyetje Moza Serajn pasi rezulton si krijuesi i këtij useri, por jo domosdoshmërisht është ajo personi që e ka publikuar listën.

Ndërkohë, vetëm sot, 24 orë pas skandalit të ditës së djeshme prokuroria është vënë në lëvizje dhe ka nisur investigimet, duke kërkuar të dhëna të disa servera. Prokuroria ka njoftuar se është në kërkim të gjithë informacionit për lëvizjet që janë bërë në sistemin e përdorur dhe gjurmët që janë lënë aty. Pra, të dhënat kompjuterike të memorizuara në sistem dhe konkretisht të gjitha 'log in-et'.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet e skandalit të publikimit të listës së pagave.

Prokurorët kanë marrë të gjithë informacionin për lëvizjet që janë bërë në sistemin e përdorur dhe gjurmët që janë lënë aty. Pra, të dhënat kompjuterike të memorizuara në sistem dhe konkretisht të gjitha 'log in-et'.|

shqiptarja.net

1640293314783.png
 

Postime të reja

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back