IKEA pezullon eksportet dhe importet në Rusi dhe Bjellorusi, preken 15,000 punonjës
IKEA, një ndër kompanitë më të mëdha në botë të shitjes së mobiljeve ka vendosur të ndalojë të gjitha eksportet e importet brenda dhe jashtë Rusisë dhe Bjellorusisë dhe të ndalojë të gjitha operacionet e shitjes me pakicë dhe industrisë IKEA në Rusi.

Me anë të një deklarate për shtyp, kompania tha se IKEA po ndalon përkohësisht operacionet në Rusi dhe Bjellorusi, me rreth 17 dyqane aktivë.
“Lufta tashmë ka një ndikim të madh njerëzor. Ajo gjithashtu po rezulton në ndërprerje serioze në zinxhirin e furnizimit dhe kushtet e tregtimit. Për të gjitha këto arsye, grupet e kompanive kanë vendosur të ndalojnë përkohësisht operacionet e IKEA në Rusi, “tha ajo.
Gjithashtu, IKEA ka ofruar një donacion prej 20 milionë euro për ndihmë humanitare për ata që janë zhvendosur me forcë si rezultat i konfliktit në Ukrainë.
Si pasojë e këtyre vendimeve, preken drejtpërdrejtë 15 000 bashkëpunëtorë të IKEA, por kjo e fundit i ka siguruar mbështetje atyre dhe familjeve të tyre.
Top Channel