I martuar 18 herë, nuset nga Vlora deri në Lezhë. 69-vjecari tregon historinë e pazakontë të jetës së tij
Asllan Shuli, nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë.
Martesën e tij të parë e ka lidhur kur ishte 18 vjec, kurse të fundit 44 vjeç. Jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë, për shkak te gjendjes së rënduar ekonomike shumë gra kanë preferuar të ndahen prej Asllanit.
GAZETARJA:Nga i ke pas bashkëshortet?
A.SHULI:Ku mbahen mend ato nga Vlora deri në Lezhë.
GAZETARJA:Zonjat ndaheshin nga ekonomia, apo pate arsye xhelozie?
A.SHULI:Xhelozie.. po të merresh me tjetrin dale njëherë.
GAZETARJA:Të kanë tradhtuar?
A.SHULIo, pra ajo është punë më kanë tradhtuar. Unë e mbaja ajo tradhtonte.
GAZETARJA: Po si e kuptove që të tradhtonte?
A.SHULI: Po kuptohet ajo, gruaja nuk i afrohet më burrit dhe tjetrit i afrohet.
GAZETARJA: Nga këto 18 gra ndonjërën e more me dashuri?
A.SHULI: Me dashuri kam marrë 6 unë.
GAZETARJA: Në gjendje civile sa martesa ke lidhur?
A.SHULI:12 herë jam martuar në gjendje civile, ndërsa me 6 jo nuk kam shkuar në gjendje civile.
GAZETARJAasma ke bërë?
A.SHULI: Jo, unë i kam marrë kështu.
GAZETARJA:Ia mban mend emrat?
A.SHULI: Dashurija e parë ka qenë Esmaja nga Gradishti.
GAZETARJA: E dyta?
A.SHULI: Lavdije.
GAZETARJA: E treta ?
A.SHULI: Nuk mbaj mend di vetëm emrin e kësaj që kam në shtëpi. Dashuri e ka emrin. Kam 25 vjet martuar me këtë.
GAZETARJA: Nga këto 18 gratë kush ka qenë më e bukura?
A.SHULI: Më e bukura ajo e para nga Gradishti.
GAZETARJA: Po më punëtorja?
A.SHULI: Etleva.
GAZETARJA: Po si i bëje për vete?
A.SHULI: Po ja flisja me to, i mbushja mendjen dhe e coja në shtëpi.
GAZETARJA: Po martesa më e shkurtër cila ka qenë?
A.SHULI: Ku mbahen mend ato, 6 muaj ose 1 vit dhe më pas iknin. Vetëm ajo nga qyteti Stalin ka qendruar 7 vjet.
GAZETARJA: Përse iku?
A.SHULI: Berta iku se ndodhën rrëmujat dhe e vranë.
Dashurinë e tij të vërtetë, Asllani e gjeti 25 vite më parë. Gruaja e 18 që ka emrin Dashuri i ka dhënë familjen që ai kish ëndërruar. Asllani thotë që është bërë baba 5 herë, ose të paktën vetëm 5 fëmijë e kanë njohur si baba, të tjerët kanë ikur me nënat e tyre që kur ata ishin ende te mitur.