Hynë në Presidencë dhe i vunë zjarrin, dorëhiqet pas protestave masive Presidenti i Sri Lankës, dalin pamjet e institucionit mes flakëve
Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka njoftuar dorëheqjen e tij, pasi protestuesit hynë në rezidencën e tij zyrtare dhe i vunë flakën shtëpisë së kryeministrit.
Në momentin e ngjarjes, brenda institucionit nuk ishin as Presidenti dhe as Kryeministri, raporton “BBC“, e cila publikon pamjet e ndërtesës në flakë.
Ishin me qindra mijëra njerëz, të cilët zbritën në kryeqytetin Kolombo, duke bërë thirrje që Presidenti Rajapaksa të jepte dorëheqjen pas muajsh protestash për keqmenaxhimin ekonomik.
Tashmë, Rajapaksa do të japë zyrtarisht dorëheqjen më 13 korrik. Ndërsa edhe Kryeministri Wickremesinghe ka pranuar të japë dorëheqjen.
Kryetari i parlamentit tha se presidenti vendosi të japë dorëheqjen “për të siguruar një dorëzim paqësor të pushtetit” dhe i bëri thirrje publikut të “respektojë ligjin”.
Njoftimi shkaktoi një shpërthim të fishekzjarreve festive në qytet.
Pas ngjarjeve të së shtunës, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje udhëheqjes së Sri Lankës që të veprojë menjëherë për të zgjidhur krizën ekonomike të vendit.
(BalkanWeb)