Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Horoskopi i dimrit/ Hapen plagë nga e kaluara, por kjo shenjë pasurohet

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,223
Pëlqime
522
Po afrohet muaji dhjetor, është pothuajse pranë dhe atmosfera e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, po nis e pushton rrugët dhe qytetet, duke ofruar momente vërtet të veçanta dhe ndjellëse!

Lexoni në vazhdim si do të jetë ky dimër për ju sipas shenjës së horoskopit:

Dashi – Qëllimet tuaja afatgjata profesionale janë shumë në mendjen tuaj këtë sezon, falë Mërkurit dhe Venusit që do kalojnë kohë cilësore në zonën tuaj të karrierës nga solstici dimëror deri në vitin e ri. Por me Mërkurin retrogradë nga 29 dhjetori deri më 18 janar – plus planeti juaj sundues, Marsi retrogradë në zonën tuaj të komunikimit deri më 12 janar, do e keni pak të vështirë të arrini sukes. Kini parasysh se nga fundi i janarit, do të filloni të shihni dritën. Dhe rreth 5 shkurtit, kur hëna e plotë bie në sektorin tuaj të vetë-shprehjes, do përforconi besimin dhe aftësinë tuaj për t’i bërë ëndrrat tuaja realitet.

Demi – Dimri është për ju një shans për të sfiduar veten, për të dalë nga zona juaj e rehatisë pasi dielli kalon nëpër sektorin tuaj të aventurës. Dhe me planetin tuaj sundues, Venusin, nuk ka dyshim se do të flirtoni me idenë për t’u çliruar nga e përditshmja – edhe nëse kjo do të thotë thjesht të provoni një rutinë të re stërvitjeje ose të planifikoni një fundjavë larg. Me Mërkurin retrogradë nga 29 dhjetori deri më 18 janar, përmirësimi i aftësive të zotëruara më parë ju shërben më mirë sesa të eksploroni terrene të panjohura. Deri më 22 janar, kur Afërdita përputhet me Saturnin, në zonën tuaj të karrierës dhe jeni gati për të bërë hapa profesionalë që përfitojnë nga ajo që keni mësuar. Pak përpara ekuinoksit pranveror në 2 mars takimi midis Venusit dhe Jupiterit në sektorin e ëndrrave tuaja nis një epokë krejtësisht të re të rritjes shpirtërore.

Binjakët – Dimri letargjik nuk shkon me natyrën tuaj sociale dhe planetet që nga fundi i tetorit vazhdojnë t’ju nxisin që të mbani një profil të ulët publik deri më 12 janar. Ky sezon gjithashtu paraqet një mundësi për ju që të forconi marrëdhëniet tuaja më të afërta dhe më të dashura dhe të qetësoheni deri më 20 janar. Plus, me sundimtarin tuaj, Mërkurin retrogradë nga 29 dhjetori deri më 18 janar, të merresh me veten është mënyra më e mirë për të përfituar nga javët e para të vitit 2023. Më pas nga 18 janari deri më 5 shkurt, kur hëna e plotë të jetë në zonën tuaj të komunikimit do të jeni të mbushur me takime dhe do ndiheni mirënjohës për marrëdhëniet tuaja.

Gaforrja – Me fillimin e solsticit të dimrit, nuk mund të mos tërhiqeni nga më shumë aktivitete me të tjerët sepse dielli dhe Venusi po kalojnë kohë në sektorin tuaj të partneritetit. Mërkuri fillon retrogradën e tij më 29 dhjetor dhe deri më 18 janar, do rishikoni përpjekjet që bëni për të tjerët. Rreth datës 6 janar, me hënën e plotë, dhënia e prioritetit të kujdesit për veten mund t’ju ndihmojë të lundroni në emocione veçanërisht sfiduese. Në fakt, kjo mund të çojë në një rritje personale e për këtë do t’ju ndihmojë Jupiteri fatlum në zonën tuaj të imazhit publik në 2 mars.

Luani – Sundimtari juaj, dielli lëviz nëpër sektorin tuaj të mirëqenies dhe rutinës së përditshme nga solstici i dimrit deri më 20 janar, duke ju frymëzuar të sillni edhe më shumë ekuilibër në jetën tuaj të përditshme. Gjatë retrogradës së Mërkurit nga 29 dhjetori deri më 18 janar, rikthimi në një regjim mendje-trup (si praktika joga ose meditimi) mund të rezultojë vërtet produktive. Me hënën e plotë më 5 shkurt mund të bëni një bilanc dhe të festoni sa larg keni arritur me një projekt pasioni gjatë gjashtë muajve të fundit. Më pas, Venusi dhe Jupiteri përputhen në zonën tuaj të aventurës, duke zmadhuar aftësinë tuaj për të zgjeruar horizontet tuaja, në mënyrë ideale përkrah njerëzve të dashur.

Virgjëresha – Me diellin duke lëvizur nëpër zonën tuaj të romancës dhe të vetë-shprehjes nga solstici dimëror deri më 20 janar, fundi i vitit 2022 dhe fillimi i 2023 është i mbushur me mundësi krijuese për ju. Me Mërkurin retrogradë nga 20 dhjetori deri më 18 janar, mund të përqëndroheni për të rindërtuar hapat në jetën tuaj të dashurisë qoftë kjo duke rikrijuar momente të paharrueshme. Rreth datës 20 shkurt, hëna e re në zonën tuaj të partneritetit sinjalizon fillimin e një historie të re dashurie.

Peshorja – Solstici dimëror shpesh shënon një shans për t’u çlodhur me të dashurit tuaj më shumë se zakonisht. Afërdita, planeti juaj sundues do ju sjellë edhe më shumë rehati nga pushimet me familjen dhe duke shijuar kënaqësitë tuaja të preferuara shtëpiake. Por nga 29 dhjetori deri më 18 janar, Mërkuri do të jetë retrogradë duke ju inkurajuar të merreni me veten për të shëruar plagët e vjetra që lidhen me të kaluarën tuaj. Kjo mund të mos tingëllojë si mënyra më e këndshme për të nisur një vit të ri, por do t’ju bëjë të arrini një paqe më të madhe mendore në planin afatgjatë. Më 22 janar, Afërdita bashkohet me Saturnin në zonën tuaj të romances dhe do merreni seriozisht me një marrëdhënie.

Akrepi – Dimri për ju mund të ndihet vërtet i lehtë, veçanërisht me diellin që lëviz nëpër sektorin tuaj të komunikimit nga 21 dhjetori deri më 20 janar. Megjithatë, vlen të përmendet se Marsi do të vazhdojë retrogradën e tij, duke e bërë më të vështirë lëvizjen përpara në marrëdhëniet tuaja deri më 12 janar. Gjithashtu Mërkuri retrogradë mund të hedhë pengesa në planet me miqtë, ndërkohë që rrit potencialin për gabime dhe vonesa nga 29 dhjetori deri më 18 janar. Fatmirësisht, nga fundi i janarit, do të keni një lundrim më të qetë dhe hëna e re e 20 shkurtit në sektorin tuaj të romancës do forcojë optimizmin, kreativitetin dhe marrëdhënien me miqtë ose të dashurit tuaj. Hëna e plotë e 7 Marsit mund të forcojë gjithashtu dëshirën t’u lidhur me miqtë dhe kolegët.

Shigjetari – Dielli kalon në zonën tuaj të parave më 21 dhjetor, duke sinjalizuar një periudhë në të cilën mund të filloni t’i ktheni aspiratat e mëdha në të ardhura. Afërdita, planeti i dashurisë, por edhe i parave, do të jetë gjithashtu aty, gjë që mund të rrisë aftësinë tuaj për t’u lidhur me njerëz me ndikim që ndajnë vlerat tuaja. Vetëm kini parasysh faktin se Mërkuri është retrogradë në të njëjtin sektor nga 29 dhjetori deri më 18 janar, dhe është e këshillueshme të mërreni me gjërat e vjetra sesa të nisni diçka të re. Deri në hënën e plotë të 5 shkurtit, do të jeni gati për të hyrë plotësisht në vitin 2023 me një ndjenjë aventure dhe dëshirë të madhe për të zgjeruar horizontet tuaja. Prisni me padurim edhe 2 Marsin, sepse sundimtari juaj, Jupiteri do të bashkojë forcat me Venusin në zonën tuaj të romancës, duke ju sjell shumë dashuri.

Bricjapi – Solstici i dimrit nuk është vetëm një stinë apo kapitull i ri për ju, por shënon gjithashtu lëvizjen e diellit në shenjën tuaj dhe mund të ndezë një zjarr për t’i bërë ëndrrat e gjata konkrete dhe reale. Vendosni synimet tuaja rreth datës 23 dhjetor kur hëna e re të bjerë në shenjën tuaj gjithashtu. Vetëm kini parasysh se në 29 dhjetor, Mërkuri do të jetë retrogradë deri më 18 janar, duke kërkuar një qasje edhe më të ngadaltë dhe më të qëndrueshme se zakonisht. Më 22 janar, Venusi dhe Saturni, sundimtari juaj, bashkohen në sektorin tuaj të parave dhe ju mund të jeni gati të angazhoheni për të punuar së bashku me një partner të ri biznesi për të forcuar sigurinë tuaj. Do arrini të eksploroni ujëra të paeksploruara me hënën e plotë të 7 marsit në zonën tuaj të aventurës.

Ujori – Kur të fillojë dimri, dielli do të jetë në sektorin tuaj shpirtëror së bashku me Venusin dhe Mërkurin, duke krijuar një moment të përgjumur, por ëndërrimtar, në të cilin mund të jeni super të qëllimshëm për të mbjellë farat që dëshironi të shihni të lulëzojnë gjatë rrugës. Me planetin e veprimit, Marsin, retrogradë deri më 12 janar, është thelbësore të shihni se ku po shkoni, në vend që të bëni plane. Mërkuri do jetë retrogradë në zonën tuaj të spiritualitetit nga 29 dhjetori deri më 18 janar dhe vendos gjithashtu një ton vetë-reflektues. Por të vijë sezoni juaj, i cili fillon më 20 janar do të ndiheni më zgjuar, të gjallë dhe gati për të shfaqur vizionin tuaj. Kur Venusi dhe Saturni bashkohen në shenjën tuaj më 22 janar, mund të jeni të gati për të vënë në zbatim planet tuaja.

Peshqit – Këtë dimër do jeni social dhe do keni mundësinë për të krijuar marrëdhënie të vlefshme. Mërkuri shkon retrogradë nga 29 dhjetori deri më 18 janar, gjë që mund t’ju shohë të rilidheni me kolegë ose miq nga e kaluara. Vetëm dijeni se jo çdo ribashkim i rastësishëm është një shenjë se është koha për të hapur zemrën, kohën dhe energjinë tuaj për të rinovuar atë lidhje. Më 18 shkurt, dielli kalon në shenjën tuaj, duke përforcuar besimin tuaj dhe në ditët rreth 20 shkurtit, me hënën e re mund të fitoni qartësi për një qëllim të fuqishëm për të cilin dëshironi të punoni.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back