- Regjistruar më
- Korrik 20, 2017
- Mesazhe
- 670
- Pëlqime
- 857
Pjesa 1
Ndjeu shtrengimin e njohur ne gjoks kur rrotat e avionit ciken pisten e njomur te aeroportit te Port Angels, WA - dhe teksa avioni i vogel i AmericanAirlines 'sfilonte' ne piste, ankthi i saj u be edhe me mbytes. Ishte e habitshme si ky vend, kjo qyteze e humbur zgjonte tere ndjenjat e pergjumura dhe te burgosura brenda saj. Duhet ta therriste Port Townsend shtepi, foleja nga ku nisi fluturimin e saj drejt fames; por shtepia duhet te ishte e ngrohte, e dashur. Ndersa Townsend ishte e kunderta, nje 'fshat' i ftohte e gjithmone i zymte - me kohen qe imitonte ne menyre perfekte ndjenjat e saj.
Kur me ne fund avioni ndaloi prane terminalit te vogel, ishte e para qe u ngrit dhe duke terhequr canten e vogel te shpines qe kishte vendosur ne kompartimentin mbi sediljen e rreshtit te 2te, beri drejt shkalleve te ngushta te avionit. Ne kete aeroport te humbur te shtetit te Washington pasagjerve i duhej ende te hipnin ne autobusat e piset e te ftohte, sepse shoferet gjithmone refuzonin te ndiznin ajrin e kondicionuar. Uli kapelen qe mbante ne koke ne menyre qe te mbulonte fytyren, te mbrohej nga syte kurioze te botes. Jashte po e prisnin. I duhej vetem te mbijetonte 10 minuta pa e njohur askush.
Por syte e nje femije te vogel nuk po i ndaheshin, nje femije tekanjos qe qurravitej teksa i terhiqte mengen nenes se tij menefregiste.
'Cfare do Bryan' - ju drejtua ajo me ne fund, me nje ton te eger sepse i biri kishte nderprere biseden e saj ne telefon, me bashkshortin ose familjen e saj. Nuk duhej nga ato femrat qe mund te kishin nje te dashur, me shume te jepte pershtypjen e nje gruaje te deshperuar dhe te lodhur shtepiake me veshjen e shkujdesur dhe floket e djegura, te mbledhura ne menyren me te rremujshme. I biri u ngrit ne maje te gishtave qe ti afrohej sa me shume veshit te saj teksa pershperiste dicka.
'Cfare cfare?' - Tha gruaja duke u perkulyr qe te degjonte me mire te birin 5 vjecar. Ai perseriti serisht fjaline e tij dhe teksa djali fliste syte e te emes gjeten ate. Ai djale 5 vjec e kishte njohur. E pa me bisht te syrit teksa afrohej drejt saj. Shikonte dyshemene e piset te atij autobusi qe vazhdonte te qendronte nen hijen e avionit, teksa priste te mbushej me udhetare te lodhur.

- Ashlee, je ti? - degjoi zerin e embel te nje femije te vogel qe i drejtohej. U kthye instiktivisht nga femija dhe i buzeqeshi. Ate buzeqeshjen e saj 1milione dollareshe qe gjendej e stampuar ne faqet e para te mijera revistave.
- Shtt! - dhe u perkul prane djalit sic kishte bere e ema e tij me pare. - Do te bejme nje foto sapo te zbresim por vetem mos bej ze. - i premtoi.
- Tani! Bryan do foto tani. - insistoi djali teksa perplaste kembet ne dysheme. Tekanjos mendoi serisht, kete here e sigurte. Por skena e tij, si nje magnet kishte terhequr vemendjen e shume pasagjerve te tjere, te cilet me ta pare ate si me magji kishin harruar lodhjen, dhe pa shkeputur syte nga cepi ku qendronte Ashlee, pershperisnin me njeri tjetrin.
- Eshte vertete ajo. - degjoi nje djale qe bertiste.
Last edited by a moderator: