Ne 14 mars 1951.
Albert Einstein festonte 72 vjetorin e lindjes. Shoke dhe kolege te tij kishin organizuar nje feste ne universitetin e Princeton. Ne kete feste hyrja ju ishte lejuar fotografeve te ndryshem, qe te ju jepej mundesia te benin fotot e tyre. Normalisht qe figura kryesore e asaj mbremje ishte Albert Einstein. E fotografonin ndersa pershendetej me miqte e tij dhe pinte konjakun e preferuar, goten e te cilit nuk e leshonte nga dora.Sa here qe e kuptonte qe blici shkrepej mbi fytyren e tij, ai kthente koken ne krahun tjeter duke buzeqeshur.
Keshtu mbremja kaloi bukur. Kur erdhi ora te largoheshin Frank Aydelotte, u veteofrua ta dergonte ne shtepi mikun e tij Albert Einstein me shoferin e tij personal. Nderkohe paparacet ndoqen makinen qe shoqeronte fizikantine njohur deri ne shtepi. Ne nje moment ai ju kthehet paparaceve dhe ju thote qe mjafton per sonte. Nje prej ketyre fotografeve ishte edhe Arthur Sasse, qe punonte per United Press International. Ai priti derisa turma e paparaceve te largohej ne menyre qe te mund te merrte edhe disa poza te tjera. Ne sendilen e pasme te makines ishte Albert Einstein, bashkeshortja, dhe miku i tyre Frank Aydelotte.Ne momentin qe do mbyllej dera e makines Arthur Sasse i drejtohet fizikantit te famshem me fjalet:
“Profesor, buzeqeshni ne fotografine e ditelindjes suaj”.
Ne vend qe te buzeqeshte, Albert Einstein nxorri gjuhen duke menduar se fotografi nuk do arrinte ta shkrepte pozen e tij. Por gaboi. Arthur Sasse tregoi profesionalizmin e tij duke fotografuar nobelistin e njohur me gjuhen jashte. Ai shumefishoi fotografine. Kur Albert Einstein mesoi per pozen e vecante, kerkoi edhe vete ai disa kopje te saj ne menyre qe ta dergonte te miqte e tij. Disa vjet pas vdekjes se fizikantit te njohur Arthur Sasse dorezoi fotografine e famshme te drejtori i United Press International. Te gjithe u habiten.Kryeredaktori kembengulte qe fotografia te mos publikohej.
Per kete ceshtje u mblodh bordi drejtues i UPI. Perfundimisht vendosen qe fotografia te publikohej. Edhe vete Albert Einstein sa ishte gjalle nuk kishte patur ndonje problem me momentin e stampuar ne fotografi. Ajo ishte poza qe e paraqiste ate si nje profesor te cmendur. Ajo eshte nje nder fotografite me te famshme. U botua ne shume gazeta, revista. U stampua ne bluza. Akoma edhe ne filxhane caji. Ne vitin 2009 fotografia origjinale u shit ne ankand kundrejt cmimit 74 mije dollare. Eshte fotografia me e shitur e Albert Einstein.sibehet.com