Hidhet nga pallati me bashkëshorten aktori shqiptar Florind Belliu/ Lënë pas dy fëmijët e vegjël, prej vitesh jetonin në Amerikë
Aktori shqiptar Florind Belliu është vetëhedhur nga pallati në Bronx të SHBA-së bashkë me bashkëshorten, ndërsa trupat e tyre u gjetën rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës.
Sipas mediave amerikane, 35-vjeçari dhe gruaja 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave.
Mësohet se Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Belliu kishin ikur prej disa vitesh në Amerikë.
Florind Belliu ka qenë më parë aktor në Shqipëri, ndërkohë që përmes kërkimeve në internet rezulton se në Nju Jork ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të paluajtëshme.
Viktima Florind Belliu
Detektivët “po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje”, tha policia.
“Duket sikur ata u hodhën nga kati i gjashtë”, tha një zëdhënëse e NYPD.
Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.
Ai ishte shfaqur i zemëruar të premten, thanë fqinjët ndërsa u vetëvra për ditëlindje.
Çifti dhe dy djemtë e tyre të vegjël u vendosën në ndërtesë tre muaj më parë, tha fqinji i tyre. Ai tregon se përpara se çifti të transferohej në pallat, aktori kishte kërkuar që të hiqte kangjellat e dritareve, por Johnson i kishte thënë se nuk mund ta bënte pasi kishte fëmijë të vegjël.
“Dëgjova disa zhurma, pastaj pashë jashtë dhe vura re dy trupa”, tha një banor i habitur i ndërtesës Cruger Avenue.
“Unë u trondita. Kishte shumë gjak.”
Fqinjët të tronditur
Viktimat ishin një “çift i qetë”, tha ai, duke shtuar se zakonisht i shihte duke shëtitur. “Është e trishtueshme… po mendoj për fëmijët e tyre”.
Punonjësi Harold Johnson tha se është takuar me çiftin rreth orës 22:30 të së premtes dhe e pyeti nëse gjithçka ishte në rregull.
“Unë pashë që sytë e tij ishin vërtet të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe nuk më është përgjigjur, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi”, tha Johnson.
Florind Belliu ka studiuar për aktrim tek Akademia e Arteve në Tiranë. Njihet për rolet e tij në filmat “Amaneti” me regji të Namik Ajazit, “Të fortët” me regji të Altin Bashës, “Shtremët” me regji të Indrit Kasmit (rol kryesor) dhe “Në kërkim te kujt” me regji të Gjergj Xhuvanit ku ka luajtur rolin kryesor.
Në vitin 2017, aktori i cili ishte edhe skenarist prezantoi me sukses shfaqjen e tij “One Week” (Një Javë) në Nju Jork. “One Week” u shfaq tek teatri Producers Club Theaters në Times Square në Manhattan dhe u prit me sukses nga publiku.
Top Channel