Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Heshtja: kjo zanafillë vetë ndërgjegjësimi...

  • Thread starter Thread starter .
  • Data e fillimit Data e fillimit

.

Larguar.
ANETAR ✓
Regjistruar më
Maj 12, 2020
Mesazhe
12,251
Pëlqime
13,646
Me kalimin e kohës më rritet dëshira për të bërë atë që më bën të ndjehem më tepër gjallë. U desh kohë për ta kuptuar, por në fund më ngel kjo shije se e di se çfarë po bëj.

Hesht, hesht çdo herë edhe më shumë, edhe më thellë. Gjithmonë në një tentativë mbylljeje, izolimi. Izolimi që më lëjon të dëgjoj zërin brenda vetës, e kjo duhet të jetë një zanafillë e vetëndërgjegjësimit për ekzistencën time. Ndjenja e mirëfilltë e xhelozisë, kaq e zhvilluar tek njëriu shpesh herë më rivjen dhe më rrethon qënien. E ndjej karshi atyre që akoma kanë fuqi të flasin, jo si unë me zërin tim brenda, por jashtë dhe madje me një zë të fuqishëm. Teksa hedh hapin t’iu bashkohem, diçka pa erë, pa formë, pa ngjyrë më kap nga duart dhe më thotë të qëndroj. Nuk duhet të xhelozoj aty ku isha por aty ku akoma nuk arrita. Nuk mund të kthehesha te ajo humnerë nga e cila luftova për të dalë. Zëri i tyre i fuqishëm s’është asgjë më tepër sesa disa zhurma, rrëmujë e shpirtit të tyre. E heshtja ime, një shenjë e paqes e gjetur nga brenda. Paqe që më kushtoi ndjenja, njerëz dhe emocione. Po për të fituar duhet humbur, si të thuash një këmbim në tregun e ndjenjave, dhe tashmë jemi lodhur me këtë tregti.


Në një botë ku themelet e së cilës po shëmben nga e djathta në të majtë, nga lart poshtë dhe anasjellas pafuqia njerëzore merr trajtën e një misioni të përfunduar atëherë kur njëriu dorëzohet para faktit që është një pikëz në një oqean të pafundmë. Nëse për disa pikëza ky mision përfundon, për disa të tjerë është një pikënisje e një misioni akoma më të shenjtë. Ai i rikthimit tek vetja dhe e një force Krijuese akoma më të madhe. Pra është çështje këndvështrimi dhe zgjedhjeje, mes të qëndruarit në ujëra të ëmbla dhe statike ose të vazhduarit rrjedhjen me pikëzat e tjera.
Në një pikëpamje përsonale, heshtja është një shenjë e këtij misioni. Është një imazh i krijuar nga të kuptuarit shumë gjëra dhe i të qetësimit të stuhive brenda në shpirt, duke iu dorëzuar një të vërtete të vetme ekzistencializmit, por falë dhe në dorë të një Krijuesi. Ja pse ato pikëza zgjedhin rrjedhën, sepse për ata që tashmë e kanë kuptuar që ky oqean është i përkohshëm e dinë që nuk do kenë një vend ku do mund të rrinë përgjithmonë. Ka pasur, ka dhe do të ketë nga ata që e kundërshtojnë, ja pse zëri i tyre do jetë më i fuqishëm jashtë sepse nuk provuan zërin t’iu dëgjohej nga brenda dhe nga Një (i vetëm), e kjo është një frikë e mirëfilltë për ngaqë nuk e ndjejnë se qënia e tyre kujt i përket.


Ndërsa për stuhitë që i kalon ky motor që na mban gjallë, pra kjo zemër e ngratë, nuk më hidhërohet shpirti duke e ditur sa i bukur është qetësimi i tyre që sjell afrimin, përmendjen dhe pranimin e Atij (të Vetmit). Hesht, vazhdoj të hesht, se çdo pjesë e këtij Universi do shkojë në vendin e vet dhe ky pranim nuk është nga pafuqia por nga dashuria e besimit në Zot...

?
 
"Edhe heshtja ka zërin e saj por, kërkon shpirtë të veçantë për ta kuptuar".

Et-Tibrizi

download (1).png
 
Heshtja dhe buzeqeshja jane dy fjale shume te fuqishme:buzeqeshja eshte menyra per te zgjidhur shume probleme,dhe heshtja per te shmangur shume probleme...!

Sophia Loren
 
Heshtja eshte gjeja qe cdo njeri duhet te boje nese nuk deshiron debate ose perfundime te keqija! Jo gjithmone kur hesht eshte pohim !
Ndonjehere hesht sepse ske mo nerva me i shpjegu personit perballe dukeqenese nuk kupton!
Dhe ka njerez qe flasin vetem budallalliqe najher !
Dhe me pelqen ti them kte shprehjen kur e teprojn
Je me e lezetshme/em kur nuk flet!!!!
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back