- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 36,448
- Pëlqime
- 26,608
Këngëtarja amerikane Pink është protagoniste e një fushate solidariteti për Krishtlindje dhe i ka bërë një kërkesë shumë të veçantë sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo, përmes llogarisë së tij në Twitter.
Po çfarë kërkon ajo nga ylli portugez? Dy nga fanellat e tij për disa fëmijë që mbështet. Gjithçka u zhvillua në sytë e publikut, në rrjetet e tyre sociale. Pink thërret, përgjigjet Cristiano Ronaldo.
Këngëtarja e njohur amerikane përmes një postimi në Twitter i ka bërë thirrje kampionit portugez: “Hej Cristiano! Këtë vit po sponsorizoj dy fëmijë për Krishtlindje, që nuk duan asgjë më shumë se një fanellë tënden”.
“Nuk kanë shumë kërkesa, por unë jam e vendosur ta realizoj dëshirën e tyre. A mendon se mund të m’i dërgosh dy fanellat dhe të ndihmosh në ndryshimin e jetës së tyre? E di që ju bëni gjëra të mrekullueshme, por…”, – ishte mesazhi i Pink.
Përgjigja e CR7 nuk vonoi: “Përshëndetje Pink, jam i lumtur që mund t’ju ndihmoj. Unë do t’iu dërgoj dy djemve disa fanella me autograf, nuk ka problem. Urime që e bëre të mundur këtë”.
Ky shkëmbim fjalësh përmes rrjetit të famshëm social krijoi një revolucion të madh te fansat e të dy figurave të njohura, të cilat ishin shumë krenare për gjestin e madh të solidaritetit, sepse këta fëmijë mund të realizojnë ëndrrën e tyre. /Telegrafi/