Hedh nipërit nga ballkoni, më pas gruaja shqiptare tenton të vrasë veten
Dy fëmijë janë plagosur këtë të premte në Greqi, pasi tezja i hodhi nga ballkoni.
Mediet greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10 në Egaleo, kur shtetësja shqiptare, pasi hodhi mbesat e saj, tentoi të vriste veten.
Të plagosurit janë një djalë pesë vjeç një vajzë dy vjeçe.
42-vjeçarja është transportuar në Spitalin “Thriasio” me plagë në duar, ndërkohë që dyshohet se vuan nga problem të shëndetit mendor.
Top Channel