Shumë herë ka ndodhur që ju kanë bërë pyetjen e famshme: “A do e falnit tradhtinë?!”, dhe viheni në mëdyshje. Epo shenja juaj e horoskopit e ka një përgjigje për këtë.
Dashi/ Të lindurit në shenjën e Dashit janë shumë kokëfortë dhe është shumë e vështirë t’i bindësh. Por do të falnin vetëm nëse do ta trajtosh shumë mirë për një periudhë të gjatë.
Demi/Të lindurit në shenjën e Demit janë tipa altruistë, edhe do e jepnin një mundësi, por pas shumë lutjesh. Këtë e bëjnë më shumë për hir të dashurisë.
Binjakët/ Të lindurit në shenjën e Binjakëve mund të kenë reagime të paparashikueshme. Është vështirë të të falë, madje njihen edhe shumë për hakmarrjen e tyre, kështu që nëse i keni tradhtuar, përgatituni të surprizoheni prej tyre.
Gaforrja/ Të lindurit në shenjën e Gaforres nuk falin. Ndoshta do pranojnë të mos ndahen nga ju, por do të ta kujtojnë gjithë jetë.
Luani/ Të lindurit në shenjën e Luanit janë shumë krenarë. Është shumë e vështirë të falin. Sado i dashuruar të jetë, krenarinë e vendos para ndjenjave të tjera.
Virgjëresha/ Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë kokfortë, duhet të kesh justifikimeve shumë të forta dhe vetëm nëse janë të mirë argumentuara mund t’i bindësh.
Peshorja/ Të lindurit në shenjën e Peshores arsyetojnë me zemër, nëse është e dashuruar mund të falë në emër të ndjenjës që ka për ju por pas tradhtisë ndihet e shkatërruar.
Akrepi/ Të lindurit në shenjën e Akrepit janë hakmarrësit më të mëdhenj. Ndoshta mund të ju falin më parë do t’ju bëjë të vuani siç ai ka vuajtur prej tradhtisë suaj.
Shigjetari/ Të lindurit në shenjën e Shigjetarit janë altruistë. Ata e falin lehtësisht tradhtinë, sepse mund t’i ketë ndodhur edhe atij. E harron episodin dhe nuk i jep më rëndësi.
Bricjapi/ Shenja e Bricjapit nuk ta fal kurrë. Më mirë mos tento fare.
Ujori/ Të lindurit në shenjën e Ujorit adhurojnë të jenë të dashuruar, nëse pas tradhtisë arrin t’i bindësh përsëri që i dashuron, mund edhe të të falë.
Peshqit/ Peshqit janë shumë të ndjeshëm. Nëse tradhtohet do të bëjë një dramë të vërtetë. Në përditshmëri qëndron në heshtje, por kur dyshon më mirë mos i dil përpara. Zyrtarisht edhe e fal tradhtinë, ty do të bëjë sikur e ka harruar, por gjithmonë do ta bluajë në mendje dhe do të ju ‘urrejë’ deri në fund të jetës.
Horoscope.al.