Gruaja u mbyt për vdekje nga grabitësit emigrantë në Greqi, policia 300.000 euro për këdo që jep të dhëna për kapjen e vrasësve
Policia greke ka vënë 300.000 euro në dispozicion të kujtdo jep të dhëna që çojnë në arrestimin e vrasësve të një 20 vjeçare në vendin e quajtur Glika Nera në Athinë.
Sipas policisë greke,gjetja e vrasësve së 20 vjeçares Karoline është çështje prestigji për forcat greke të rendit.
Grabitja e dhunshme e familjes mëngjesin e së martës dhe vdekja e dhunshme e 20 vjeçares, kanë shokuar opinionin vendas. Më herët mjeku ligjor që ekzaminoi viktimën,tha se ishte një ndër krimet më të rënda kishte parë gjatë karrierës së tij.
Trupi u 20 vjeçares u gjet pranë vajzës së saj 11 muajshe,ku ishte mbytur prej grabitësve të cilët vodhën sendet me vlerë të familjes.
Autoritetet kanë nisur një operacion për kapjen e autorëve. Mes të dyshuarve janë algjerianë,grekë,gjeorgjiane, shqiptarë, por deri tani nuk jepen detaje të operacionit.