- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,451
- Pëlqime
- 39,706
57-vjeçarja Sonia Lopez, nga Kosta Rika, e shtyu këtë procedurë për më shumë se 8 vjet, për “arsye personale”, por në fund u detyrua që t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, pasi kjo masë i kishte zënë rreth 80 përqind të pjesës së saj abdominale dhe po i shtypte zorrët, mëlçinë dhe diafragmën.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “DailyMail”, gruaja ishte paralajmëruar që prej 10 vitesh se zmadhimi i këtij tumori mund t’i shkaktonte atak në zemër, për shkak të presionit që po i ushtronte në organe.
Pasi nuk mund të merrte më frymë, asaj iu desh që të kryente operacionin në spitalin e Meksikës, të hënën e shkuar. Në këtë ndërhyrje morën pjesë 5 kirurgë, të cilët besojnë se Lopez ka thyer rekordin botëror.
Gruaja aktualisht po rikuperohet nga operacioni, ndërsa mjekët presin përgjigjet për të zbuluan nëse kjo masë ishte ose jo kancerogjene.
Vetë 57-vjeçarja për mediat vendase tha se ndihej e çliruar.
“Ndihesha shumë e lodhur. Në krahasim sesi isha përpara, është si nata me ditën. Ndihem si të kem rilindur”./klan