Gruaja italiane gjendet e vdekur në shtëpi, e ulur në tavolinë në gjendje të mumifikuar
Zbulimi i trupit të 70-vjeçares gati dy vjet pas vdekjes ka nxitur thirrje për kujdes më të mirë për të moshuarit në Itali.
Policia italiane ka zbuluar trupin e një gruaje 70-vjeçare të ulur në tavolinë në shtëpinë e saj, gati dy vjet pasi kishte vdekur, në një prej rasteve të përsëritura të vetmise e mungesës së kujdesit për të moshuarit në vend.
Marinella Beretta, e cila nuk kishte të afërm në jetë, u gjet në shtëpinë e saj në Prestino pranë liqenit të Como në veri të Italisë. Policia rastisi në ngjarje teksa bënte thirrjet e paralajmërimit për erërat e forta në rajonin e Lombardisë, prej rrezikut të rrëzimit të pemëve në kopshtin e shtëpisë të së ndjerës.
Gruaja nuk ishte parë nga fqinjët prej më shumë se dy vjetësh, raportonin mediat vendase.
“Ajo që i ndodhi Marinella Beretta në Como, vetmia e harruar, rëndon në ndërgjegjet tona,” tha ministrja italiane e familjes Elena Bonetti. “Ne kemi si detyrë që të mbetemi të bashkuar, të kujtojmë jetën e saj dhe të mos lënë asnjë në vetmi”.
Beretta ishte “personifikimi vetmisë”, shkruante gazetari Massimo Gramellini në faqen e parë të ‘Corriere della Sera’.
“Shumë nga ne kemi kujtime të familjeve të mëdha fshatare në Itali. Por familja jonë moderne është e reduktuar … njerëzit vdesin vetëm, jetojmë vetëm, dhe kjo është shumë më keq.”
Fqinjët që nuk kishin parë Beretta prej shtatorit 2019, supozonin se ajo ishte zhvendosur prej pandemisë. Policia që erdhi në vendngjarje thanë se nuk kishin gjetur prova për “lojë të dyshimtë”.
Këshilli bashkiak do të paguajë për funeralin e saj.
“Misteri i jetës së padukshme të Marinella është një mësim i tmerrshëm për ne”, shkruante e përditshmja vendase ‘Messaggero’.
“Trishtimi i vërtetë nuk është fakti se të tjerët nuk vunë re vdekjen e saj, por fakti se ata nuk kishin kuptuar se Marinella Beretta jetonte.”
Gruaja nuk ishte parë nga fqinjët prej më shumë se dy vjetësh, raportonin mediat vendase.
Top Channel