Greqia nuk humb kohë, gatishmëri në kufi për të parandaluar një krizë emigrantesh
Qeveria greke ka njoftuar ditën e sotme se janë të gatshëm që të parandalojnë një krizë emigrantës, nisur nga situata e Afganistanit, ndërsa sjell në vëmendje vitin 2015. Sipas qeverisë greke, situata në Afganistan pas talebanëve mund të nxisë një krizë të re të emigrantëve, në përmasa të njëjta sikurse në vitin 2015, dhe po kërkon që BE-ja të dalë me një qëndrim të përbashkët për këtë çështje.
“Të gjitha forcat në kufij janë në gjendje gatishmërie. Ne nuk do të lejojmë që të përsëriten skenat e vitit 2015. Ne nuk do të ndalemi derisa t’i sjellim ata në Greqi”, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Yannis Economou.
Greqia ishte në vijën e parë të krizës me emigrantë në Evropë më 2015, kur pothuajse një milionë persona, që ikën nga konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan, arritën në ishujt grekë. Mijëra afganë kanë mbërritur në Shqipëri, Kosova gjithashtu do strehojë./shqiptarja