Greqia në valën e pestë të COVID-19, ekspertët paralajmërojnë situatë dramatike: Mund të arrijmë deri në 10 mijë raste në ditë
Rritja e rasteve me koronavirus në Greqi ka shkaktuar një shqetësim tek autoritetet shëndetësore, të cilët paralajmërojnë se rastet mund të arrijnë deri në 10,000 në ditë.
Vendi po përballet me valën e pestë epidemike, pavarësisht aplikimit të vaksinës kundër Covid.
Mjekët shprehen se një rritje e tillë e rasteve është nxitur edhe nga qytetarët që këmbëngulin të mos marrin vaksinën.
Aktualisht rreth 2,9 milionë njerëz mbi 12-vjeç nuk janë vaksinuar, 600,000 prej të cilëve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjeç është mbetet edhe më e rrezikuara, shkruajnë mediat greke.
“Të vaksinuarit po paguajnë një çmim shumë të rëndë tani. Provat shkencore tregojnë se vaksina ndihmon në luftën kundër koronavirusit. Ndërkohë kemi shumë persona të pavaksinuar që kanë humbur jetën gjatë ditëve të para të nëntorit”, ka thënë zëvendësministrja e Shëndetësisë Mina Gaga.
Më tej Gaga duke iu drejtuar qytetarëve bëri apel për vaksinim masiv, për të shmangur një situatë dramatike të Covid.
“Kemi edhe gra shtatzëna të intubuara dhe për këtë duhet të tregohemi të kujdesshëm. I bëj thirrje të gjitha grave shtatzëna, të vaksinohen pas tremujorit të parë. Është shumë e rëndësishëm për sigurinë e nënës dhe fëmijës”, tha ajo.
(BalkanWeb)