Greqia në ‘luftë’ me flakët, 118 zjarre aktive në 24 orë, zv.ministri i Mbrojtjes Civile: Ditët e ardhshme edhe më të vështira
GREQI
Greqia është në luftë me flakët teksa bëhet fjalë për 118 zjarre që janë aktivizuar në 24 orët e fundit.
Zv.ministri i Mbrojtjes Civile paralajmëron se situata do të jetë edhe më e vështirë ditët në vijim.
Në Halkdiki dhe Mesinia ka një situatë serioze për shkak të zjarreve që kanë shpërthyer së fundmi, teksa në Evia ‘flakët’ janë tërbuar. Po ashtu ekziston rreziku i riaktivizimit të vatrës në Varibobi.
Atika Veriore është shfaqur shumë problematike teksa zjarri ka depërtuar deri afër Athinës.
(BalkanWeb)