Padia e trajnerit të kombëtares Cristian Panucci ndaj ish-presidentit Bujar Nishani është kthyer nga Gjykata e Tiranës.
Panucci kërkonte një dëmshpërblim moral prej 100 mijë eurosh mbi dëmin që i kishte shkaktuar ish-presidenti.
“Panucci është një sharlatan që shkatërron edhe atë që ishte ngritur”, shkruante në një postim në Facebook Nishani pas pas ndeshjes miqësore të futbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku skuadra jonë pësoi 3 gola.
Gjyqtarja Anila Karanxha ka kthyer padinë me argumentin se kishte të meta në formulimin e saj.
Ajo i ka kërkuar palës paditëse që t’i plotësojë brenda afatit 20-ditor, të parashikuar sipas ligjit.
Nëse padia nuk depozitohet brenda këtij afati, cilësohet e rrëzuar.
The post Gjykata kthen padinë 100 mijë euroshe të Panuccit ndaj Nishanit appeared first on Lajmi i Fundit.