Gjykata i la në burg/ Kontrollorët e trafikut ajror apelojnë vendimin, kërkojnë lirimin nga qelia
Dy kontrollorët e trafikut ajror, të cilët u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës kërkojnë lirimin nga burgu
Nëpërmjet avokatit të tyre, kontrollorët Armando Fezga dhe Muhin Mezini kanë apeluar vendimin.
Pesë dite me parë, pas kërkesës së prokurorisë, në një seancë me dyer të mbyllura, gjykata vendosi arrest me burg për Armando Fezgën e Muhin Mezinin dhe arrest shtëpie për Flora Ndrecën.
Avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi u shpreh për mediat se ishte i zhgënjyer nga vendimi i gjykatës, pasi “vepra për të cilën ata akuzohen nuk është vepër penale, por konflikt juridiko-civil”.
Kontrollorët kanë paditur kompaninë në Gjykatë Administrative për një vendim të muajit prill të Këshillit Mbikëqyrës, i cili u ka shkurtuar pa afat pagat. Kjo solli edhe një proteste të tyre, duke pezulluar fluturimet ne Shqipëri për 48 ore.