Gjermania shton presionin mbi të pavaksinuarit, rregullorja e re nuk le “rrugë shpëtimi”
Në Gjermani, do të ketë një rregullore të unifikuar tani ndaj pandemisë së koronavirusit, në një kur deri më tani, rregullat ndryshonin nga vendi në vend
Me vendimin e ri, kush dëshiron të qëndrojë brenda në restorant, në kafene, të shkojë në kinema apo në pishinë, të vizitojë të afërmit në spital apo në strehimoret e kujdestarisë duhet të paraqesë dëshminë e vaksinimit të plotë, vërtetimin që është shëruar nga Covid 19 ose një test aktual.
Disa vende si p.sh. Berlini e kanë aplikuar këtë rregullore që nga dita e premte . Situata do të vështirësohet kështu ndjeshëm për ata që janë të pavaksinuar. Këta persona duhet të paraqesin kurdoherë një test negativ jo më të vjetër se 24 orë.
Kush do të kalojë pushimet në hotel do të detyrohet ta bëjë testin çdo tre ditë. qeveria federale gjermane dhe vendet do të ndjekin një kurs me rregulla të reja në situatën e pandemisë: Edhe nëse do të rritet numri i të infektuarve, synimi është të shmanget me çdo kusht një karantinë si ajo e vjeshtës së kaluar.
Aktualisht, në vend më shumë se 64,1 përqind e njerëzve në Gjermani kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës dhe 59 përqind janë plotësisht të vaksinuar, sic pohoi së fundi vetë ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.
Top Channel
Editimi i fundit: