Gjermania fut Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga COVID-19, rregullat e reja
5 shtatori , Gjermania e konsideron Shqipërinë vend me rrezik të lartë nga COVID-19.
Shqiptarët për të hyrë në Gjermania duhet të paraqesin dëshmi shërimi nga një infeksion me COVID-19 ose të jesh i vaksinuar plotësisht.
Dokumentet duhet të regjistrohen në faqen zyrtare të internetit www.einreiseanmeldung.de.
NJOFTIMI NGA AMBASADA GJERMANE
Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani
Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:
? Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.
? Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.
? Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.
ℹ Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: ? https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2480008
Top Channel