Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjeografi francez më 1876: Shqiptarët dallohen nga hollësia e mendjes dhe forca e karakterit

  • Thread starter Thread starter ...
  • Data e fillimit Data e fillimit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911
Gjeografi francez më 1876: Shqiptarët dallohen nga hollësia e mendjes dhe forca e karakterit



Gjeografi francez më 1876: Shqiptarët dallohen nga hollësia e mendjes dhe forca e karakterit


Francë

Në faqen n°354 të librit “La Corse et les Corses, Opinions et Documents” të Charles de Susini, botuar në Paris në vitin 1906, gjejmë një shënim, poshtë shkrimit me titull “Corses et Albanais” të Miculu Georgiade Obedenaru, të gjeografit francez Élisée Reclus për shqiptarët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:


image-6.jpg


Élisée Reclus (në Europe méridionale, fq. 185-193, bëhet fjalë për librin e tij “Nouvelle Géographie Universelle, La Terre et Les Hommes, L’Europe méridionale, 1876.”), duke folur për tregtinë dhe industrinë e Shqipërisë, duket se pajtohet me z. Obédénare-n, për analogjinë që ekziston midis karaktereve korsikane dhe shqiptare:
“Nuk ekziston një popull modern, thotë Élisée Reclus, ku të dhënat ushtarake ofrojnë aq shumë shembuj mahnitës të trimërisë sesa ato të shqiptarëve. Në shekullin e XV-të, ata kishin Skënderbeun e tyre, Aleksandrin e Madh të tyre, i cili sigurisht nuk kishte për lavdinë e tij një teatër aq të gjerë sa maqedonasi, por që nuk ishte inferior ndaj tij përsa i përket gjenisë…
Dhe asnjë popull nuk e tejkaloi kurrë guximin këtyre malësorëve suljotë ku, në mijëra, nuk u gjet një plak, grua, fëmijë, t’u kërkonte mëshirë kasapëve të dërguar nga Ali Pasha? Heroizmi i këtyre grave suljote që u vinin zjarrin arkave të fishekëve, hidheshin nga majat e shkëmbinjve, ose në shkulmin e lumenjve duke u mbajtur dorë më dorë dhe duke kënduar këngën e tyre të vdekjes, do të mbetet gjithmonë një nga çuditë e Historisë…
Por, në mesin e shumë fiseve shqiptare, kjo trimëri është ende e përzier me egërsinë e madhe. Jeta e njeriut ka fare pak vlerë (qëndron në fije të perit) midis këtyre popullatave luftarake; dhe gjaku sapo të derdhet kërkon gjak, viktimat marrin hak përmes viktimave të tjera… Gruaja konsiderohet si një qenie plotësisht inferiore, pa të drejta dhe pa dëshira.
Një numër i madh shqiptarësh të pasuruar kthehen për të kaluar ditët e fundit të tyre në atdhe, duke ndërtuar atje shtëpi të bukura, për të cilat çuditemi t’i hasim në mes të këtyre shkëmbinjve të ashpër të Epirit. Në disa zona të thella, shtëpitë e pasura zëvendësojnë kështjellat e vjetra feudale, disa lloje kullash të ndërtuara në mënyrë të thjeshtë, dhe pas asnjë çelje në katet e poshtme vetëm disa frëngji nga ku xixëllonin të shtënat e pushkëve.
Kështu, shqiptarët po shkojnë vetë drejt një vale të përgjithshme përparimi, dhe kur ata do të kenë hyrë në marrëdhënie të ngushta me popujt e tjerë, me të drejtë mund të shpresojmë se do të luajnë një rol të rëndësishëm, sepse ata përgjithësisht dallohen nga hollësia e mendjes, qartësia e mendimit dhe forca e karakterit.
Malësorët e Shqipërisë, në krahasim me boshnjakët dhe malazezët, kanë avantazhin të kenë një zonë (vijë) bregdetare; por ata nuk përfitojnë aspak nga ajo, jo vetëm për shkak të plaçkitjeve, përçarjeve të tyre të brendshme dhe mungesës së industrisë së tyre, por edhe për shkak të pengesave që u paraqesin malet e tyre (relievit), mungesa e urave dhe rrugëve…”

*Burimi: Blogu © Dars
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back