Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjahtari Graks dhe Migjeni

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,240
Pëlqime
522
Nga Moikom Zeqo

Në një hapësirë gjeografike të papërcaktuar, rrëzë një pllaje të zhveshur, kryqëzohen dy lumenj.

Në këtë pikë gjeografike haluçinante nuk e di pse shtegton mendja ime për arsye të pakuptueshme.

Është e pamundur t’a identifikoj peizazhin.

Në veri lartësohen disa bjeshkë të mëdha.

Nga jugu shtrihen pyje të pafund.

Nga lindja në një kreshtë duken bedenat e një kështjelle antike.

Nga perëndimi horizonti është i hapur dhe ndihet në ajër prania e një deti që nuk shihet.

Aty ku kryqëzohen lumenjtë lumi bashkohet në një rrjedhë të vetme duke ikur me madhështi drejt perëndimit.

Pikërisht këtu, gjatë shtegtimeve të mia mendore, e pashë një skenë.

Po rrija në bregun zallor i përhumbur në mendime.

Befas, mes mjegullës, e pashë një barkë dhe mbi të dy silueta.

Një barkë?

Ishte hera e parë që shfaqej një imazh i tillë në rrjedhën e ngatërruar të ujërave.

Barka u afrua pranë një shkëmbi.

Tani mund të shihja qartë.

Një nga siluetat tregonte një djalosh të ri i veshur me një kostum mesjetar, me xhaketë dhe pantallona lëkure, me çizme gjithashtu prej lëkure.

Ai mbante mbi sup me dorën e djathtë harkun e një shigjete.

Në brez kishte një vegël muzikore në formë briri.

I dyti qe një djalosh akoma më i ri, i veshur me një kostum elegant të zi.

Kishte një fytyrë inteligjente tepër të njohur për mua.

Dukej i zbehtë, tamam i ardhur që nga vdekja.

-O Zot, – klitha, – ky duhet të jetë Migjeni.

Si mundet vallë të më shfaqet kështu?

Personi me hark dhe me shigjetë më foli me një gjuhë të pakuptueshme.

Nuk e kuptova këtë gjuhë.

Ai më foli përsëri.

Në mendjen time nuk funksiononte mekanizmi i gjuhëve të huaja që dija.

Nuk isha në gjendje të shprehesha.

Dukej se ai po më pyeste për diçka.

Mbas shumë çastesh të ankthshme befas iu drejtova atij në latinisht, me atë latinishte të varfër dhe të pasaktë që kisha mësuar në vitet studenteske.

Për fat të mirë i panjohuri i mistershëm e kuptonte latinishten.

-Kush je ti, – e pyeta.

-Aha, e mendova se do të merreshim vesh.

Unë jam gjahtari Graks.

-Graks?

Ku e kam dëgjuar këtë emër?

-Nuk e di ku e ke dëgjuar këtë emër, ndoshta nga ndonjë baladë.

Unë jam gjahtari i famshëm Graks në pyjet e dendura të Bavarisë.

Kam qenë fatmadh dhe trim.

Por në një aksident vdiqa.

Siç ndodh përherë, mu afrua barka e vdekjes.

Mbi barkë ishte ky bashkëudhëtari që kam me vehte.

-Migjeni?

-Po, një shqiptar që quhet Migjen.

Në fakt, ai ka vdekur pas meje, disa shekuj më vonë.

Nuk di pse figura e tij u shfaq në këtë barkë, shumë më përpara sesa ai të vdiste në shek. XX-të.

Këto janë çudirat e vdekjes që nuk di ti shpjegoj.

Gjërat në jetë janë ndryshe nga gjërat në vdekje.

Kanë një sistem tjetër pohor dhe një kuptim të ndryshëm të hapësirës.

Kur isha gjallë për mua këndoheshin këngë, por unë vetë nuk di të thur vargje.

Më mjaftojnë trimëritë e mia.

Për mos t’a ndërlikuar më tej rrëfimin po të them se hipa në barkën e vdekjes për të shkuar dhe për t’u bashkuar me hijet e mbretërisë së të vdekurve.

Udhëtimi me këtë barkë qe i çuditshëm.

Barkës nuk i funksiononte timoni.

Kjo qe një barkë me një drejtim të humbur, të papërcaktuar.

Nuk e di pse ka ndodhur kështu.

Nuk e di pse bashkëudhëtari im u gjend tek kjo barkë që nuk i bindet ligjit për të arritur në Had.

Të dy vërtitemi në pafundësi, por pa mbërritur asgjëkundi.

Atëherë unë iu drejtova Migjenit në shqip:

-A është e vërtetë që ti je Migjeni?

-Po, është e vërtetë.

Unë vërtet vdiqa në moshën 27 vjeç, u gjenda tek kjo barkë e mallkuar dhe nuk mund të shkëputem dot prej saj. Nuk di a mund t’a kuptosh dotkëtë gjë?

Vizionet e të gjallëve janë rutinore dhe të kufizuara.

Vizionet e të vdekurve janë të pakufijshme.

Vdekja është vetmi.

Për fat, unë jam në këtë barkë me një njeri zemërmirë dhe të pafrikshëm.

Është gati një hero.

Ndonëse kemi lindur në vende të ndryshme dhe në shekuj të ndryshëm, prapëseprapë jemi bërë miq.

Të ndash vetminë me një tjetër është një mrekulli.

-I dashur Migjen, shkrimet e tua i lexoj pafundësisht.

Po ato s’kanë të bëjnë me vdekjen dhe harrimin.

Emri yt ndriçon.

Por fati i veprës tënde është ende tragjik.

Shtëpinë muze që kishe në Shkodër t’a prishën.

Shkrimtarët dhe studiuesit, si në një ritual inkuizicioni, ndruhen me dinakëri tëtë përmendin.

Por kjo nuk ka asnjë rëndësi.

-Po, absolutisht nuk ka asnjë rëndësi.

Si janë librat që shkruhen dhe botohen tani në Shqipëri?

-Nuk mund të them asgjë të sigurt.

Libra të vërtetë pothuaj nuk ka.

Librat botohen si objekte tipografike.

Dhe vetëm kaq.

-Nuk e besoj.

Librat shprehin realitetin.

Nëse realiteti ekziston duhet nënkuptuar dhe ekzistenca e librave të vërtetë.

Kështu është në të gjitha kohërat.

-Më lejo të të pyes Migjen se ç’do të bësh së bashku me gjahtarin Graks në këtë vërtitje rrethore mbi ujra, ku nuk keni mundësi që të mbërrini diku, të qetësoheni?

-Nuk mund ti përgjigjem kësaj pyetje.

Nuk ka përgjigje për të.

Sidoqoftë mund të them që më pëlqen ky udhëtim i katrahurshëm.

Të jesh përherë në lëvizje nuk është pak.

Gjahtari Graks është i këndshëm, tregon histori argëtuese.

Histori që mua më kanë munguar dhe nuk i kam ditur kur isha gjallë.

Kam tentuar t’i flas Graksit për letërsinë.

Por Graksi nuk është i prirur për letërsi.

Ai kupton diçka nga baladat, por nuk do të dijë për zhanret e tjera.

Kjo bisedë marramendëse qe tepër e qartë.

Unë isha i tronditur.

Për një moment m’u shkrep të hipja dhe unë në barkë, pastaj u kujtova se ende nuk kisha vdekur, prandaj nuk mund t’a gëzoja këtë të drejtë.

Tendosa gjithë forcat e mia mendore për të kuptuar një zanafillë, për t’andriçuar këtë motiv.

Dhe mu kujtua tregimi lakonik dhe i lemeritshëm i Franc Kafkës, i cili përshkruan një tjetër situatë të gjahtarit Graks diku në një nga lumenjtë e një qyteti në veri të Europës, me një tjetër dialog ritual me Bashkiakun e një qyteti pa emër, i cili u interesua për Graksin pikërisht se kishte dëgjuar diçka legjendare për të në gjuhën e tij.

Natyrisht ky Bashkiak burokrat i Kafkës nuk isha unë.

Dialogu në latinisht me Graksin dukej akoma më i frikshëm, por edhe më i besueshëm.

Nëse kisha guxuar që të shihja edhe figurën e Migjenit së bashku me Graksin në barkën e vdekjes, kjo gjë do të thotë se ajo që dinte dhe kishte shprehur Franc Kafka qe për mua diçka më e kufizuar, më ekzotike por dhe më përrallore.

Nëse një subjekt i parë e lind një subjekt i dytë kjo nuk do të thotë se janë të barabartë.

Atë që kishte konceptuar Kafka nuk mund t’a konceptoja unë.

Të transformosh fabulën do të thotë t’a tjetërsosh.

Kjo histori nuk i përket ëndrrës.

Nuk mund t’a harroj kurrë ankthin e të pambërritshmes dhe të parealizueshmes në çastin e ndarjes.

Barka duke pluskuar mbi ujra u lëkund.

Goditit shkëmbin dhe u trondit.

Pastaj nisi të largohet.

Isha i pafuqishëm të klithja.

Nuk kisha forca t’i përshëndesja.

Por nuk mund të harroj në jetë të jetëve këtë lëvizje në amëshim të barkës, mbi të cilën gjahtari Graks dhe Migjeni, të cilët një rastësi e fshehtë dhe e pakonceptueshme i kishte bashkuar.

Nisi të fryjë një erë dhe mjegulla u dendësua

Barka nisi të largohej.

Për ku?

Siluetat e gjahtarit Graks dhe të Migjenit u bënë më të zbehta duke shkuar drejt padukshmërisë.

Ah, gjahtari Graks!

Ah, Migjeni im!

Lum si ju!

Të gjithë do të jemi në barkën e gabuar të vdekjes.

Të gjithë do të përfundojmë në Had.

Kjo është mëse e sigurt.

Por barka me timon të prishur është për të paktët.

Edhe kjo është mëse e sigurt.

Kjo barkë vetëm mund të udhëtojë.

Amëshimi është udhëtimi i saj.

Jo Vdekja! (1996)
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back