- Regjistruar më
- Dhjetor 6, 2024
- Mesazhe
- 176
- Pëlqime
- 135
Të gjithë diskutojmë dhe bëjmë debate në formate të ndryshme, në botë reale apo në internet. Ajo çfarë është e rëndësishme në debat ka të bëj me mënyrën si duhet të jet debati. Gabimet në logjikë janë një problem i madh që e minojnë argumentin e të tjerëve dhe të tuajin kështu që këtu do jap disa gabime që janë më të zakonshmet. Duke ditur këto nuk do bëheni viktimë e mashtrimit. Unë do jap vetëm gjashtë për shkak të limitit të kohës.
Çfarë janë gabimet logjike ?
Gabimet logjike janë të metat që ndodhin në një argument. Njerëzit këto gabime mund ti bëjnë dhe qëllimisht për të fituar debatin, por dhe se kanë një formim moral të dobët.
Disa gabime logjike:
1. Edhe ti: ky lloj gabimi logjik ka si qëllim të rrëzoj argumentin e kundërshtarit duke sulmuar veprimet dhe sjelljen e tij.
P.sh: kundërshtari A i thotë B; studimet kanë treguar që të konsumosh cigare mund të shkaktoj kancer në mushkri. Ndaj, s'duhet të pish cigare.
B përgjigjet: dhe ti e pi cigaren.
Shpjegimi: problemi me përgjigjen e B ka të bëj tek fakti se pavarësisht sesi sillet A, argumenti i tij sërish është i vërtetë.
2. Gabimi logjik vagon: në këtë gabim logjik, argumentuesi thotë se një gjë e caktuar është e drejtë për tu bërë sepse e bën shumica.
P.sh; A-ja i thotë B-së shumica e shqiptarëve po largohen nga shqipëria, largohu dhe ti
Shpjegimi; fakti që shumica bie dakort me largimin, nuk e bën atë veprim të saktë ose të drejtë. Në shekullin e 16 njerëzit besonin se planeti ishte qendra e universit, por nuk doli e tillë.
3. Apelimi ndaj injorancës: Ky gabim logjik ndodh kur dikush thotë se nëse nuk e provon diçka atëhere ajo që ti thua është e pavërtetë.
Shembull: A-ja i thotë B-së: ti nuk mund ta vërtetosh se zoti ekziston ndaj zoti nuk ekziston. Ose; ti nuk mund ta vërtetosh se zoti nuk ekziston ndaj ai ekziston.
Shpjegimi; ka shumë gjëra që nuk mund të vërtetohen dot por s'do të thotë se janë të pavërteta.
4. Gabimi logjik i përbërjes: në këtë gabim logjik thuhet se anëtarët e një grupi kanë të njëjtët cilësi si e tëra.
Përshembull: Politikanët shqiptarë bëjnë pjesë në grupin e shqiptarëve, politikanët e shqipërisë janë mashtrues. Kështu të gjithë shqiptarët janë mashtrues.
Shpjegimi: mënyra e tillë e të menduarit çon në konkluzione të gabuara sepse ajo që është e vërtetë për pjesën nuk do të thotë se është e vërtetë për të tërën.
5. Gabimi logjik i shpërndarjes: ky gabim logjik është e kundërta e përbërjes. Ndodh kur një person supozon se ajo gjë e cila është e vërtetë për të tërën është e vërtetë dhe për pjesët që përbëjnë të tërën.
Shembull: Anëtarët e forumshqip janë njerëz mbi të tridhjetat, personi A është anëtarë i
forumshqip, ndaj dhe ai është mbi të tridhjetat.
Shpjegimi: ky konsiderohet gabim logjik. Pse ? Vetëm se në përgjithësi anëtarët e këtij forumi janë mbi të tridhjetat s'do të thotë se nuk ka dhe tek të njëzetat.
6. Sulmi personal: në këtë gabim logjik në vend që të kundërshtohet argumenti i personit që e jep atë, sulmohet personi.
Shembull: A-ja i thotë B; studimet e zoologjisë kanë treguar se kafshët janë homoseksuale. Prandaj, homoseksualizmi mund të shikohet si pjesë e natyrës. B përgjigjet; ti e thua këtë sepse je gay.
Shpjegimi: ky është gabim logjik sepse në vend që të goditet argumenti i dhënë goditet personi që e jep atë argument.