Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fuqia e mendimit pozitiv

  • Thread starter Thread starter Universal
  • Data e fillimit Data e fillimit
U

Universal

Guest
mendim10.jpg


Ndoshta keni vëlla më të vjetër që ka qenë student i shkëlqyeshëm. Gjithnjë ka marrë vetëm pesëshe, ndërsa ju vetëm treshe, dhe këtë gjithnjë iu kanë përmendur. Për këtë shkak, keni besuar se kurrë në jetë si ai nuk do të keni sukses. Duke marrë parasysh se ai gjithnjë ka marrë pesëshe, ndërsa ju treshe, keni përfunduar se jeni tërë jetën të dënuar me treshe. S'ka dyshim se kurrë nuk keni kuptuar se disa nga ata që kanë marrë nota jo të mira në shkollë, kanë arritur sukses më të madh jashtë shkollës.


BESONI NË VETE

Besoni në vete! Duhet të keni besim në aftësitë tuaja! Pa besim bindës ose të kuptueshëm në fuqitë tuaja, nuk mund të jeni të suksesshëm as të lumtur. Por, do të keni sukses me vetëbesim të vendosur. Ndjenjat e inferioritetit dhe të paaftësisë, e pengojnë arritjen e shpresave tuaja, por vetëbesimi udhëheq në drejtim të vetë realizimit dhe të suksesit të asaj që keni ndërmarrë. Për shkak të rëndësisë së këtij qëndrimi mendor, ky libër do t'ju ndihmojë që të besoni në vete dhe të lironi fuqinë e brendshme.

Është çudi të kuptoni se sa njerëz të mjerë janë të paaftë dhe që vuajnë nga sëmundja, të cilën populli e quan kompleks inferioriteti. Por, ju nuk duhet t'i nënshtrohuni kësaj të keqeje. Nëse ndërmerrni masa të drejta, do ta mposhtni. Besimin krijues mund ta zhvilloni në vete - besim që është i arsyeshëm.

Pas fjalimit të një konvente me njerëz afaristë, në sallën e këshillit komunal, gjersa isha në katedër duke i përshëndetur pjesëmarrësit, m'u drejtua një njeri, duke pritur shumë prej meje, dhe më pyeti: - A mund të bisedoj me ju për një temë, e cila për mua është shumë e rëndësishme?

E luta që të presë deri sa të shkojnë tjerët, e pastaj u tërhoqëm pas skenës dhe u ulëm.

- Kam ardhur në këtë qytet që të vendos për një kontratë shumë të rëndësishme në jetën time - më shpjegoi. - Nëse do të kem sukses, kjo për mua do të ishte me rëndësi të madhe. Nëse nuk do të kem sukses, do të pësoj.

I propozova që të qetësohet pak dhe i thashë se asgjë s'është e pakthyeshme. Nëse do të ketë sukses, do të ishte mirë. Nëse s'do të ketë sukses, nesër është një ditë e re.

- Kam mosbesim shumë të madh në vetvete - tha ai i thyer shpirtërisht. - Fare s’kam vetëbesim. Thjesht nuk besoj se atë do të mund ta realizoj. Jam shumë i demoralizuar dhe zemërlëshuar. Në të vërtet - ankohej ai - po thuaj se jam fundosur. Ja ku jam, i kam dyzet vjet. Përse tërë jetën më mundojnë ndjenjat e inferioritetit, mungesa e vetëbesimit dhe dyshimi në vetvete? Dje kam dëgjuar fjalimin tuaj, në të cilin keni shpjeguar fuqinë e mendimit pozitiv dhe dëshiroj t'ju pyes, si të kem pak besim në vete.

- Duhet të ndërmerrni dy hapa - iu përgjigja. - Së pari, është me rëndësi që të zbuloni pse i keni ato ndjenja, që ju bën t'ju mungojë fuqia. Kjo ka nevojë për analizë dhe do të zgjatë. Sëmundjet e jetës sonë emocionale duhet t'i trajtojmë si mjek që hulumton çfarë s'është në rregull me trupin. Kjo nuk mund të bëhet menjëherë, sidomos jo në bisedën tonë të shkurtë si atë të djeshmen, por duhet kërkuar shërim që të arrihet zgjidhje e përhershme. Por, që të tejkaloni këtë krizë momentale, do t'ju jap formulën, e cila do të ndikojë, nëse e përdorni.

- Ju propozoj, sonte, që, duke ecur rrugës, t'i përsëritni fjalitë që do t'ju them. Duhet thënë disa herë, para se të shkoni për të fjetur. Të nesërmen, pasi të zgjoheni, përsëritni tri herë, para se të ngriheni nga shtrati. Gjatë rrugës për në bisedime të rëndësishme, duhet t'i thoni edhe tri herë. Këtë bëjeni me besim dhe do të fitoni fuqi dhe aftësi të mjaftueshëm për ta zgjidhur atë problem. Pastaj, nëse këtë e dëshironi, mund të thellohuni në analizë të problemit tuaj themelor, por çfarëdo që do të zbulojmë, pas atij hulumtimi, formulën të cilën tani do t'ju jap, mund të jetë faktor i rëndësishëm për shërimin përfundimtar.

Pra, thënien që ia dhashë, ishte: »Gjithçka unë mund me ndihmën e Zotit që më jep fuqi.« (Letra drejtuar Filipinasve 4, 13). Ai, për këtë varg s'kishte dëgjuar, ia shkrova në letër dhe e detyrova ta lexojë tri herë me zë.

-Tani përmbajuni kësaj këshille dhe jam i sigurt se gjithçka do të bëhet siç duhet.

Ai u ngrit, për një çast qëndroi i qetë dhe pastaj me shumë besim tha: - Mirë, mjek. Mirë.

E kam shikuar si po largohej me krah të drejtuar në qetësinë e natës. Ishte aq i mjerë, por, megjithatë, duke u larguar mbahej sikur të kishte filluar besimi të ndikonte në mendimin e tij.

Pastaj më lajmëroi se ajo formulë e thjeshtë »ka bë mrekulli« për të, dhe shtoi: - Duket e pamundur, se disa fjalë nga Shkrimi shenjt mund të bëjnë aq shumë për individin.

Pastaj, po ai njeri i është nënshtruar analizës së shkaqeve për ndjenja e veta të inferioritetit. Konsultimi shkencor dhe ndikimi i besimit e kanë shkarkuar nga ajo barrë. E kanë mësuar si të ketë besim; ia kanë dhënë disa udhëzime që do të duhej t'u përmbahej (ato do t'i paraqes më poshtë në këtë kapitull). Gradualisht ka arritur vetëbesim të fortë, të qëndrueshëm dhe të arsyetueshëm. Edhe më tutje shpreh mahnitje se në çfarë mënyre tani çështjet po shkojnë në drejtim të tij, në vend që të largohen nga ai. Personaliteti i tij ka pranuar karakter pozitiv e jo negativ dhe ai tani nuk i largon sukseset, por, në të kundërtën, i ofron në vete. Tani ka besim autentik në fuqi të veta.

Shkaqet për ndjenjë inferioriteti janë të lloj-lloj, e disa rrjedhin që nga fëmijëria.

Një njeri afarist ka kërkuar nga unë këshillë për një djalosh për të cilin shumë i dëshiron përparim në ndërmarrjen e tij. - Por - është ankuar - atij nuk mund t'ia besoj informatat sekrete . të rëndësishme. Më vjen keq, sepse për ndryshe do ta kisha caktuar për ndihmës timin administrativ. I ka të gjitha kualifikimet e tjera të nevojshme, por po fol së tepërmi dhe pa qëllim i zbulon gjërat e natyrës private dhe të rëndësishme.

Pas analizës, kuptova se ka »folur së tepërmi« vetëm për shkak ndjenjës së inferioritetit. Për ta mbuluar, i është nënshtruar provës së lavdërimit për dijeninë e tij.

Është shoqëruar me njerëz të suksesshëm dhe që të gjithë e kishin vijuar fakultetin dhe kishin qenë në ndonjë organizatë të studentëve. Por ai djalosh është edukuar në varfëri dhe s'ka vijuar fakultet as s'ka qenë në asnjë organizatë. Për këtë shkak, veten e ka ndier më pak të vlefshëm në krahasim me bashkëpunëtorët e tij, duke marrë parasysh prejardhjen e tij të shkollimit dhe atë shoqërore. Për t'u barazuar me bashkëpunëtorët e vet dhe për të përforcuar vetëbesimin, mendja e nënvetëdijes së tij, që gjithnjë tenton të krijojë mekanizma për të kompensuar, i ka dhënë shkas për ngritje të egos.

Ka qenë në »zemër të industrisë« dhe i ka përcjellë udhëheqësit nëpër konferenca, në të cilat ka takuar njerëz të rëndësishëm dhe ka dëgjuar biseda private të rëndësishme. Për ato ka folur aq shumë, saqë bashkëpunëtorët e tij e kanë shikuar nga lakmia dhe të mahnitur. Ashtu e ka ngritur respektin e vet dhe e ka plotësuar dëshirën e vet për konsideratë.

Kur punëdhënësi i tij ka qenë i vetëdijshëm për shkakun e tiparit të personalitetit, duke marrë parasysh se ka qenë i sjellshëm dhe qëllimmirë, djaloshit ia ka shpjeguar çfarë mund të arrijë në punë me aftësitë e veta. Gjithashtu ia ka përshkruar, madje, se si ndjenjat e tij të inferioritetit, shkaktojnë jo besueshmëri për çështje të besueshme. Kjo njohje e vetvetes, nga përdorimi i sinqertë i teknikave për besim dhe lutje në ndërmarrje, e ka shndërruar në bashkëpunëtor të zellshëm dhe të vyeshëm. Fuqitë e tij të vërteta janë liruar.

Me shembullin tim personal, mund t'u ilustroj mënyrën se si shumica e fëmijëve e fitojnë kompleksin e inferioritetit. Si djalosh i vogël, kam qenë shumë i thatë. Kisha shumë energji. Kam qenë vëzhgues, kam qenë me shëndet shumë të mirë dhe këmbëngulës, por kam qenë i thatë. Kjo më ka penguar, sepse nuk dëshiroja të isha i thatë. Dëshiroja të isha i trashë.

Më quanin »thatush«, ndërsa unë s'dëshiroja ashtu të më quanin. Kisha dëshirë të isha sikur të isha i ndarë nga shkëmbi - i vrazhdë dhe i trashë. Kam bë çmos që të trashem. Kam pirë vaj të mëlçisë së bakalaros, kam gëlltitur shumë lëngje pemësh, kam ngrënë me mijëra akullore prej çokolate me ajkë dhe arra, si dhe shumë ëmbëlsira dhe pite, por e tërë kjo s'ka ndikuar në mua. Edhe më tutje kam qenë i thatë dhe për këtë, shumë net i kam kaluar në shtrat i zgjuar, duke menduar dhe vuajtur.

Mund të trashesha gjer në moshën tridhjetëvjeçarë, dhe, atëherë, papritmas u trasha. Qepjet filluan të shqepen. Atëherë fillova të jem i pakënaqur që trashesha, do të më duhej të dobësohesha njëzet kilogram, nga ato vuajtje të njëjta, që të kem prapë atë shtat të përshtatshëm. Në një vend tjetër (të përfundoj këtë analizë personale, të cilën e jap vetëm për shkak se mund t'u ndihmojë të tjerëve si shembull, si ndikon kjo sëmundje), kam qenë djali i priftit dhe vazhdimisht këtë ma kanë përkujtuar.

Të gjithë kanë mund të bëjnë të gjitha, por kur unë bëja çfarëdo - »Por, ti je biri i priftit«. Për këtë shkak nuk dëshiroja të isha biri i priftit, sepse pritej që biri i priftit të ishte djalë shumë i mirë dhe i sjellshëm. Dëshiroja të më njihnin si djalosh të vrazhdë. Ndoshta, për këtë shkak, fëmijët e priftërinjve i përcjell fjala, se me ta është vështirë, sepse ankohen që tërë kohën duhet të bartin bajrakun e kishës. Jam betuar se një gjë s'do ta bëja: kurrë s'do të bëhem prift.

Përpos kësaj, prejardhjen e kam nga fisi në të cilin thuajse të gjithë janë paraqitur shumë herë para publikut, kanë qenë ligjërues publikë, e kjo ka qenë e fundit gjë që unë dëshiroja të bëhesha. Nganjëherë më kanë detyruar të paraqitem para publikut dhe të mbaj fjalim, që më ka tmerruar për vdekje dhe ka depërtuar frikshëm. Kjo ka qenë para shumë vitesh, por, kohë pas kohe, ende rrëqethem nga mendimi kur ngjitem në tribunë. Kam qenë i detyruar të shërbehem me të gjitha mjetet në dispozicion që të arrij besimin në fuqinë që ma ka dhuruar Zoti.

Zgjidhjen për këtë problem e kam gjetur në veprimet e thjeshta mbi përdorimin e besimit që mësohet në Shkrimi i shenjt. Ato parime janë shkencore dhe të qëndrueshme, si dhe mund të shërojnë çdokënd nga vuajta e shkaktuar nga ndjenja e inferioritetit.

Nga përdorimi i tyre, i vuajturi mund t'i gjejë dhe t'i lirojë forcat që e kanë frenuar ndjenjën për paaftësi.

Disa burime, si komplekse inferioriteti, vendosin pengesat në fuqi të personalitetit tonë. Kjo mund të jetë dhunë emocionale që dikur ndaj nesh dikush e ka bërë qysh në fëmijëri; këto mund të jenë pasoja të aktit të tillë apo diçka tjetër që ia kemi bërë vetvetes. Ky hall buron nga e kaluara e mjegullt dhe nga rrethanat e turbullta të fshehura në personalitetin tonë.

Ndoshta keni vëlla më të vjetër që ka qenë student i shkëlqyeshëm. Gjithnjë ka marrë vetëm pesëshe, ndërsa ju vetëm treshe, dhe këtë gjithnjë iu kanë përmendur. Për këtë shkak, keni besuar se kurrë në jetë si ai nuk do të keni sukses. Duke marrë parasysh se ai gjithnjë ka marrë pesëshe, ndërsa ju treshe, keni përfunduar se jeni tërë jetën të dënuar me treshe.

S'ka dyshim se kurrë nuk keni kuptuar se disa nga ata që kanë marrë nota jo të mira në shkollë, kanë arritur sukses më të madh jashtë shkollës. Nëse dikush ka pesëshe në studime, s’do të thotë se ai është personi më i rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara; ndoshta pesëshet e tij do të dështojnë kur do ta marrë diplomën, ndërsa kolegu, i cili në shkollë ka marr treshe, në jetë të vërtet do të fillojë të marrë pesëshe.

Fshehtësia më e madhe gjatë mënjanimit të kompleksit të inferioritetit, që është vetëm shprehje tjetër, për dyshim të brendshëm dhe të themeluar në vetvete, është plotësimi i vetëdijes me besim. Fitoni besim të plotë në Zotin dhe kjo do t ju plotësojë me besim modest, por të fortë në vetvete.
 
Arritja e besimit dinamik arrihet me lutje, lutje me këmbëngulje, lexim dhe thellim në Shkrimin e shenjt, si dhe zbatimi i veprimeve të besimit. Në kapitullin e dytë do t'i shqyrtoj formulat e lutjeve të posaçme, por këtu do të dëshiroja të theksoj se lutja që jep besim me vlerë, që është i nevojshëm për të mënjanuar ndjenjën e inferioritetit, duhet të jetë i natyrës së veçantë. Lutja me pëshpëritje të zakonshme, formale dhe sipërfaqësore, s'është e mjaftueshme.

Një zezake e mrekullueshme, gjellëbërëse në shtëpi të një shokut tim, e kishin pyetur, se si kishte sukses t'i mposhte plotësisht vështirësitë e veta. Është përgjigjur se vështirësive të rëndomta mund t'u kundërshtohesh me lutje të rëndomta, ndërsa »kur ju qëllon vështirësia e thellë, duhet të bëni lutje të thella«.

Në mesin e shokëve të mi që më së tepërmi më kanë inspiruar, prej atyre që i kam njohur, ka qenë edhe i ndjeri Harlowe B. Andrews nga Syracusea i shtetit të New York-ut, njëri nga afaristët më të mirë dhe më të autorizuar si ekspertë i mendimeve. Ka thënë se ka shumë lutje që nuk zgjasin shumë - Q të arrini kudo qoftë, me ndihmën e besimit - ka thënë ai - mësohuni të bëni lutje të lutjeve të gjata. - S'ka dyshim se kishte të drejtë, sepse Shkrimi shenjt thotë: »U bëftë sipas besimit tuaj« (Ungjilli sipas Mateut 9,29). Pra, për problemin tuaj të madh, le të jetë edhe lutja juaj më e madhe.

Këngëtari Roland Hayes e ka cituar gjyshin e tij, njeri më pak i arsimuar se nipi i tij, por me depërtim të lindur, me mençuri konstante. Ai ka thënë: - Halli nga shumë lutjet është në atë se nuk shkon thellë. - Me lutje, frikën dhe ndjenjat e inferioritetit, i zhytni thellë në dyshimet tuaja. Bëni lutje të thella, të gjata, të cilat depërtojnë në thelb, dhe do të arrini besim të fortë jetësor. Vizitoni këshilltarin kompetent shpirtëror dhe lejoni që t ju mësojë si të arrihet besimi.

Aftësia e zotërimit dhe e përdorimit të besimit si dhe lirimi i fuqisë që besimi i arrin, është shkathtësi si çdo shkathtësi tjetër dhe mund të hulumtohet dhe të përdoret që të arrihet përsosmëria.

Në fund të këtij kapitulli i kam cekur dhjetë propozime për ta mposhtur mendimin e inferioritetit dhe për zhvillim të besimit. Me vullnet zbatoni këto rregulla dhe ato do t’ju ndihmojnë në arritje të vetëbesimit në vete ashtu që do t'i shpërndajë ndjenjat e inferioritetit, pa marrë parasysh sa thellë janë rrënjosur.

Por këtu dua të theksoj, se sugjerimi i koncepteve të vetëbesimit në mendjen tuaj është shumë efikase gjatë krijimit të ndjenjës së vetëbesimit. Nëse mendja juaj është e ngarkuar nga mendimet për pasiguri dhe paaftësi, natyrisht kjo është për shkak të faktit se ato mendime shumë gjatë mbizotërojnë në mendjen tuaj. Mendjes duhet ofruar mënyrë të re pozitive, e kjo arrihet nëse vazhdimisht përsëritet mendimi për vetëbesim.

Në punët e përditshme kërkohet disiplinim i mendimeve, nëse dëshironi që mendjen tuaj ta formoni përsëri dhe ta shndërroni në fabrikë për prodhimin e fuqisë. Madje edhe gjatë punëve të përditshme, është e mundur të depërtohet me vetëbesim të mendimeve. Do t’ju tregoj një rrëfim për një njeri që këtë e ka bërë duke e përdorur një mënyrë të veçantë.

Një mëngjes të ftohët dimri, në Perëndimin e mesëm, në hotel të qytetit, një njeri më vizitoi që të më shpjer në një qytet tjetër, i cili ishte larg mëse nëntëdhjetë kilometra, për të mbajtur ligjërata. Mua më dukej se veturën e ngiste më shpejt se që ishte e arsyeshme, prandaj dhe ia përkujtova që kemi mjaft kohë, duke i propozuar që veturën ta ngiste më ngadalë.

- Mos t’ju brengos ngasja ime e veturës - është përgjigjur ai. - Edhe unë kam qenë me shumë ndjenja pasigurie të lloj-lloj, por i kam mposhtur. Kisha frikë nga udhëtimi me automjet dhe fluturimit me aeroplan; nëse dikush prej anëtarëve të familjes sime do të udhëtonte, brengosesha gjer në kthimin e tij.

Pa ndërprerë kam lëvizur për shkak të përshtypjes se do të ndodhte diçka dhe kjo ma ka vështirësuar jetën. Kam qenë i përshkuar me ndjenja të inferioritetit dhe më ka munguar vetëbesimi. Kjo gjendje është shfaqur edhe në punën time dhe nuk më shkonte mirë. Por, kam hasur në plan të mrekullueshëm, i cili të gjitha ato ndjenja pasigurie i ka nxjerrë nga mendja ime dhe tani jetoj me ndjenjë besimi, jo vetëm në vete, por edhe përgjithësisht në jetë.

Ky ishte »plan i mrekullueshëm« i tij. I tregoi dy kapëse të përforcuara në disk sinjalesh të automjetit, pranë erëmbrojtësit, e shtriu dorën në ndarje për dorëza, nga e cila nxori pakon me kartela. E zgjodhi një kartelë dhe e vuri nën kapëse. Në të shkruante: »Nëse keni besim... asgjë s'do t ju jetë e pamundshme.« (Ungjilli sipas Mateut 17,20). E largoi me një dorë, me shkathtësi e ktheu në pako, gjersa e ngiste automjetin, pastaj e zgjodhi tjetrin dhe e vendosi nën kapëse. Në të shkruante: »Nëse zoti na përkrah, kush do të jetë kundër nesh?« (Letra drejtuar Romakëve 8,31).

- Unë jam agjent tregtar - sqaroi ai - dhe tërë ditën ngas veturën përqark, duke i vizituar klientët. Kam zbuluar se njeriu gjatë ngasjes jepet pas gjithfarë mendimesh. Nëse mënyra e mendimit të tij është negativ, gjatë ditës do të jepet pas shumë mendime negative, e kjo me të vërtetë është keq për të; edhe unë kam qenë i tillë. Ngisja automjetin tërë ditën, me mendime plot frikë dhe humbje, dhe kjo ka qenë njëra ndër arsyet e shitjes së dobët.

Por, që kur i përdori këto kartela gjatë ngasjes dhe i mësoj përmendësh, kam mësuar të mendoj ndryshe. Pasiguritë e vjetra që më kanë ndjekur, thuajse të gjitha janë zhdukur, dhe në vend që të mendoj për frikë dhe jo efikasitet, mendoj për besim dhe guxim. Me të vërtet është për mrekulli se si kjo metodë më ka ndryshuar. Më ka ndihmuar edhe në punë, sepse si mund të pritni që diçka do të shitni, nëse i qepeni klientit, duke menduar se asgjë s'do t'i shitni?

Ky plan i shokut tim është shumë i mençur. Duke e përshkuar vetëdijen tuaj me thënie për prani të Zotit, përkrahje dhe ndihmë, me të vërtet keni ndryshuar mënyrat e mendimit. E ka përfunduar sundimin e gjatë të ndjesës së tij për pasiguri. I ka liruar fuqitë e veta potenciale.

Me mënyrën e mendimit, krijojmë ndjenjë për pasiguri. Nëse në mendimet tona, pa ndërprerë, përqendrohemi në pritje të keqe të ngjarjeve të vështira që mund të ndodhin, rezultat i kësaj do të ishte ndjenja e përhershme e pasigurisë. Përpos kësaj, me fuqinë e mendimit tonë, prirja është edhe më serioze për të krijuar vetëm rrethana që u frikësohemi. Ai shitës me të vërtetë, me vendosjen e kartelave para vetit, në automjet, me mendime gjallëruese për guxim dhe vetëbesim, ka krijuar rezultate pozitive. Fuqitë e tij, që kanë qenë të penguara nga psikologjia humbëse, janë lulëzuar në personalitet, në të cilin stimulohen prirjet e tij krijuese.

Mungesa e vetëbesimit, pa dyshim, është një nga problemet më të mëdha që në ditët e sotme i mundon njerëzit. Në një universitet janë anketuar gjashtëqind studentë të psikologjisë. Studentët do të duhej të thonë problemin më të madh personal të tyre. Shtatëdhjetë e pesë për qind - kanë thënë për mungesë të vetëbesimit. Mund të supozojmë me arsyetim se kjo përqindje e lartë, njëjtë vlen edhe për tërë popullatën. Gjithkund hasim njerëz që në brendi frikohen, që tërhiqen nga jeta, që vuajnë nga ndjenja e thelluar për paaftësi dhe pasiguri, që dyshojnë në fuqi personale.

Ata, thellë në vetvete, nuk besojnë në aftësi personale për t'i pranuar përgjegjësitë dhe për t'i shfrytëzuar rastet. Gjithnjë i ngarkon frika e ligë e paqartë, se diçka s'do të bëhet mirë. Nuk besojnë në vete se kanë mundësi të bëhen ashtu siç dëshirojnë dhe për këtë shkak mundohen të jenë të kënaqur me më pakë nga ajo që janë të aftë. Me mijëra njerëz gjatë jetës zvarriten në duar dhe gjunjë, të shkatërruar dhe të frikësuar. Në të shumtën e rasteve, pengimi i tillë i fuqisë, plotësisht është i panevojshëm.

Goditjet jetësore, grumbullimi i vështirësive dhe rritja e problemeve, e shteron fuqinë, ju bën të lodhur dhe të demoralizuar. Në gjendje të tillë, vlera e vërtetë e fuqisë tuaj shpesh është e turbulluar dhe do të anoni të demoralizoheni, edhe pse, me fakte, kjo s'është e arsyeshme. Është me rëndësi që përsëri t'i vlerësoni mjetet tuaja personale. Kur këtë vlerësim e bëni nga pikëpamja e kuptueshme, ajo do t’ju bindë se nuk jeni aq shumë të mposhtur, siç mendoni.

Për shembull, m'u pat drejtuar një njeri me moshë pesëdhjetedyvjeçar. Ka qenë në gjendje shumë të dëshpëruar. Më tha, se të gjitha që i ka krijuar tërë jetën janë zhdukur.

- Të gjitha? - e pyeta.

- Të gjitha - u përgjigj ai. Vazhdoi dhe më tutje, se me atë ka marrë fund. - Asgjë nuk më ka mbetur. Asgjë tjetër nuk kam. Nuk ka shpresa, ndërsa unë jam shumë i vjetër për të fi1luar përsëri. E kam humbur tërë besimin.

Natyrisht, kisha mëshirë ndaj tij, por ishte evidente se halli i tij kryesor ishte që hijet e errëta të dëshpërimit ia kishin vërshuar mendjen, madje edhe ia kishin devijuar qëndrimin atij. Mbrapa këtij mendimi të devijuar, fuqitë e vërteta të tij janë larguar dhe e kanë bërë të pafuqishëm.

- Pra - i thashë - të supozojmë se e marrim një copë letër dhe i shënojmë vlerat që ju kanë mbetur.

- Nuk ka dobi - psherëtiu ai. - Asgjë nuk më ka mbetur. A nuk ju thashë këtë?

- Megjithatë ta shohim - i jam përgjigjur dhe pastaj e kam pyetur: - Bashkëshortja juaj a është ende me ju?

- Po, natyrisht. Ajo është e mrekullueshme. Në martesë jemi tanimë tridhjetë vjet. Kurrë s'do të më linte, pa marrë parasysh sa keq do të na bëhet.

- Mirë, këtë do të shënojmë: bashkëshortja juaj ende është me ju dhe pa marrë parasysh kurrë nuk do t'ju braktisë. E fëmijët tuaj? A keni fëmijë?

- Kam - u përgjigj. - Kam tre fëmijë, po ashtu edhe ata janë të mrekullueshëm. Jam prekur kur kanë ardhur dhe më kanë thënë: »Baba, të duam dhe pranë teje do të jemi«.

- Mirë, pra - i thashë - kjo është numër dy: tre fëmijë që ju duan dhe do të jenë pranë jush. A keni shokë? - e pyeta.

- Kam - u përgjigj. - Me të vërtetë kam shokë të mirë. Duhet të pranoj se kanë qenë shumë të sjellshëm Kanë qenë dhe më kanë thënë se dëshirojnë të më ndihmojnë, por ata çfarë mund të bëjnë? Nuk mund asgjë të bëjnë.

- Kjo është numër tre: keni shokë që dëshirojnë t ‘ju ndihmojnë dhe që ju respektojnë. E çfarë është me nderin tuaj? A keni gabuar diçka?

- Me nderim tim krejt është në rregull - u përgjigj ai. - Gjithnjë kam tentuar të bëj gjëra të mira dhe ndërgjegjen e kam të pastër.

- Mirë - thashë - këtë do të shënojmë si numër katër: nderi. Si jeni me shëndet?

- Me shëndet jam mirë - është përgjigjur ai. - Rrallë kam qenë i sëmurë dhe mendoj se fizikisht jam në gjendje shumë të mirë.

- Pra, të shënojmë këtë si numër pesë: shëndeti fizik i mirë. E çfarë është me Shtetet e Bashkuara të Amerikës? A mendoni se edhe më tutje u shkon mirë dhe se ky vend është me mundësi të pa kufizuar?

- Po - tha ai. - Ky vend është i vetmi në botë në të cilin kam dëshirë të jetoj.

- Ky është numër gjashtë: jetoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend me mundësi të pakufizuara, dhe jeni të kënaqur që gjendeni këtu. - Pastaj i kam bërë pyetje: E çfarë është me besimin tuaj në Zot? A besoni në Zot dhe në atë se Zoti do t ju ndihmojë?

- Besoj - është përgjigjur ai. - Mendoj se nuk do të kisha mund t'u përballoja të gjitha këtyre pa pasur pak ndihmë të Zotit.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back