Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fuqia e “budallait”

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,923

Fuqia e “budallait”​

Sa më pak dimë, aq më tepër kemi siguri tek vetja, të bindur se mund të bëjmë gjithçka. Sa keq që nuk është e vërtetë. Eshtë efekti Dunning-Kruger dhe godet gjithmonë. Ai dëshmon se askush nuk mund të gjykojë veten objektivisht
Screen Shot 2015-03-22 at 20.35.01
Grabitësi i bankës, që ishte i sigurtë se ishte i padukshëm nga telekamerat e sigurisë, vetëm pse e kishte spërkatur fytyrën me lëng limoni. Profesori në pension, që në takimin e banorëve të pallatit, shpjegon fjalë për fjalë si funksionon televizioni satelitor, duke ngatërruar Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me satelitët artificialë.

Kolegu i zyrës së shitjeve, që flet mbi sigurinë e sistemeve nukleare, duke e ngatërruar shkëmbimin me shkrirjen atomike. Në jetën e përditshme, ndeshen shumë njerëz të tillë (përveç ndoshta hajdutit), që sipas studiuesve, vuajnë nga efekti Dunning-Kruger. Nuk është një sëmundje e rëndë neurologjike, por një sjellje që ku më shumë e ku më pak, të gjithë e shfaqin.

Nobelistë mendjemëdhenj
Emri rrjedh nga një prej autorëve, të cilët e përshkruan për herë të parë (pra David Dunning dhe Justin Kruger, që në atë kohë punonin në Universitetin e Kornelit, Nju Jork); e kanë quajtur “mbivlerësim i aftësive të tua”. Domethënë një mendim i shpeshtë dhe i pranishëm tek të gjithë ne, se për të bërë ose ditur diçka, jemi më të mirë nga sa është në fakt e vërtetë.

Ka lojtarë shahu, që pavarësisht nga shkalla shumë e saktë e vlerave, janë të sigurtë se janë më mirë se të tjerët dhe objektivisht më të shkathët. Nëntëdhjetëvjeçarë që mëtojnë të marrin patentën, ndonëse qartazi nuk janë më në gjendje të ngasin automjetin. Ose ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, që për të justifikuar një sulm ushtarak, akuzojnë një shtet se “zotëron armë të shkatërrimit në masë”.

Për të mbërritur tek çmimet Nobel, ku nuk mungojnë opinionet e njerëzve për çdo argument. Virologu i famshëm francez, Luk Montanje, i cili fitoi çmimin Nobel në vitin 2008 për zbulimin e virusit HIV, po përhap prej vitesh thashethemin, që fijet e ADN-së mund të lëshojnë valë elektromagnetike, duke formuar pastaj nanostruktura uji që shumojnë informacionin. Linus Poling, dy herë fitues i Nobelit (për kimi dhe paqe), përhapi teorinë e mjekësisë ortomolekulare. Ishte e bazuar edhe tek një superdozë me vitaminë C për të luftuar sëmundjet, madje edhe kancerin. Teori të pakuptimta, ndonëse vijnë edhe nga laureatë të çmimit Nobel.

Më të mirë nga të gjithë
Dunning dhe Kruger pyetën veten nëse ato që patën mbledhur ishin vetëm anekdota, apo nëse kishin baza të vërteta dhe shkencërisht të përshkrueshme.
Dhe filluan një seri eksperimentesh dhe vëzhgimesh për të sqaruar këtë fenomen. Në çdo fushë, nga ajo financiare, deri tek përdorimi i armëve, gramatikës angleze dhe përdorimit të logjikës, kanë arritur në të njëjtin përfundim: njerëzit nuk janë thuajse asnjëherë të aftë të gjykojnë mbi aftësitë e tyre.
Edhe pa mbërritur tek shembujt e fituesve te Nobelit apo hajdutëve të trashë (tingëllon si një shaka, por ngjarja është e vërtetë), do t’i ketë ndodhur të gjithëve të mendojnë se shkoi shumë mirë një intervistë pune apo një test shkollor, për të parë pastaj veten me një notë 4 ose 5. Një studim i zgjeruar në vitin 2012, Studimi Kombëtar i Aftësisë Financiare, i kryer nga ana e Thesarit të SHBA, u kërkoi 25 mijë amerikanëve të përgjigjen se cila ishte kompetenca e tyre mbi termat financiare.
Duke shqyrtuar në veçanti 800 prej tyre, që kishin falimentuar, dhe kështu supozohet se ata ishin jo vetëm “Ujqër të Uoll Stritit”, ekspertët zbuluan se në fushën financiare vetëgjykoheshin me përvojë mbi mesataren. Një ndjesi që të falimentuarit e kanë të përbashkët me menaxherët, studentët dhe lojtarët e futbollit. Shumica e tyre, në bazë të sondazheve të sakta, besojnë se janë më të mirë se të tjerët në punën e tyre, qoftë kjo goditja e një topi apo koordinimi i një aktiviteti të një kompanie; gjë që është dukshëm e pabesueshme.

Të sigurtë dhe agresivë
Efekti anësor i defektit të mungesës të vlerësimit personal është se të paaftët janë edhe më të sigurtë tek vetja e tyre. Ata që nuk dijnë të bëjnë asgjë janë më të vendosur në mendimet e tyre, më të sigurtë tek njohuritë e tyre, më kokëfortë për të ruajtur dhe mbështetur pozicionin e tyre. Sa më shumë që ata vërejnë se çfarë kanë thënë është krejtësisht e palogjikshme, aq më tepër qëndrojnë të vendosur tek ajo që kanë thënë, duke u bërë madje agresivë në mbrojtjen e pozicioneve të tyre.

Artikulli i Dunning dhe Kruger, që shpjegon çdo gjë titullohet: “Jo ekspertët dhe mungesa e vetëdijes për këtë: vështirësitë për të njohur paaftësinë e vetes, çojnë tek një gjykim i ekzagjeruar mbi veten”. Si rezultat i këtij mjedisi mendor, ndodh ndërkaq e kundërta: Dunning dhe Kruger kanë treguar se një person me të vërtetë ekspert, ka prirjen për t’u gjykuar shumë më ashpër sesa një i paaftë. Deri sa mbërrihet në një pikë në të cilën njerëzit më të informuar, të urtë dhe të mençur, perceptohen si më pak të aftë sesa mesatarja e njerëzve. Sipas David Dunning, kjo është për shkak se “personat ekspertë, mendojnë se të tjerët janë po aq të mirë sa ata; dhe prandaj ajo që ata nuk dinë nuk është asgjë e veçantë në krahasim me pjesën tjetër të njerëzimit”. Idetë rastësore.

Por cilat janë “forcat”, që në trurin tonë, na shtyjnë drejt një vlerësimi të vetes në mënyrë kaq të gabuar, sa të na bëjnë të artikulojmë gjykime tërësisht të gabuara? Pse paaftësia të çon në mënyrë të pashmangshme drejt pamundësisë për të gjykuar … vetë paaftësinë? Psikologët kanë vërejtur se nga
pikëpamja logjike, ajo qëndron në këmbë. Për të arritur ta gjykojmë veten të paaftë, do të ishte e nevojshme të zotëronim të njëjtat aftësi, të cilat garantojnë një vetë-gjykim objektiv: e pamundur. Sikurse është shprehur natyralisti i njohur anglez, Carl Darvin tek “Origjina e njeriut dhe zgjedhjes seksuale”: “Injoranca prodhon më shpesh besim, sesa njohuri”. Grabitësi që ishte lyer në fytyrë me lëng limoni nuk donte të besonte që telekamerat e sigurisë e kishin filmuar dhe policia e kishte njohur. Ishte absolutisht i bindur se lëngu i limonit, duke qenë se njihet si “boja e padukshme”, do t’i mundësonte atij të shmangte vëmendjen e padëshiruar.

Besim i lindur?
Përse ky qëndrim është kaq shumë i përhapur? Dunning përgjigjet me shaka: “Nëse më pyesni cili është tipari i vetëm, që e bën një person subjekt të këtij vetë-mashtrimi, unë do të thosha marrja e frymës”. Më shumë seriozisht, psikologët thonë se një mendje që injoron nuk është bosh, por plot me copa dhe pjesë informacioni, përvojat e të tjerëve që i ndjejmë si tonat, biseda të dëgjuara nëpër kafene, ose të lexuara vite më parë.

Këto fakte, ide, informacione dhe njohuri që janë shqyrtuar nga afër nga një tru që për milion vjet ka evoluar, duke u shndërruar në një “gjetje modelesh”, thotë Dunning: një mjet që përpiqet t’i japë kuptim çdo gjëje që sheh, ndjen apo mendon. Dhe kur ndjenja nuk është atje, ajo e imponon, me kushtinpër të futur një informacion të pasaktë, por me sa duket të drejtë, për të plotësuar tabllonë që ne kemi për botën

Truri është një krijues i palodhshëm tregimesh dhe ndërton vazhdimisht, pak a shumë histori të besueshme mbi atë që jemi dhe dimë, duke mbushur “gropat” me termat e reja që mbledhim. Receta e përsosur për të na zhytur në situata të rrezikshme apo fatkeqe. Për aq kohë sa specia jonë jetonte në fise me një duzinë njerëzish, të afërmit dhe miqtë mund të ishin pranë për të korigjuar, mbështetur apo vënë në lojë.

Por në një shoqëri demokratike, gjithnjë e më komplekse dhe të ndërlidhur, që zhvendos burime dhe njerëz në përgjigje të besimeve popullore, pushteti dhe agresioni i atyre që besojnë se kanë gjithmonë të drejtë mund të jetë i rrezikshëm./ BBCKnowledge / Përgatiti: www.bota.al
 
E lexuat temën ?

Një histori mbi forcën e budallajt Guglielmo Marconi

Thuhet se Marconi, ende student, shkoi te Augusto Righi, zbulues i valëve elektromagnetike dhe Marconi i tha Righit se me valët e tij elektromagnetike do të kishte krijuar një telefon me valë për të komunikuar nga këtu në Amerikë. Righi e thotë Markonit se para se të nxjerr jashtë nga këtu me shkelma by..ve ik e studio para se të hapësh gojën.

Edhe Poincaré, fizikani më i madh francez i kohës, i intervistuar nga një gazetar e pyeti me ironi Marconin nëse ai ishte në dijeni të faktit që toka është sferike dhe jo e sheshtë. Pse kjo ironi? Sepse valët elektromagnetike përhapen në një vijë të drejtë, kështu që ishte e mundur të kapërcehej një kodër, por si të kapërcehet lakimi i globit?

Kur Marconi, falë parave të nënës së tij të pasur, instaloi një antenë në Cornwall dhe një në Kanada, eksperimenti ishte i suksesshëm. Pse u mor sinjali më krahun tjetër të botës?
Për shkak të pranisë së jonosferës (atëherë e panjohur) e cila vepron si pasqyrë dhe mbi të cilën vala përplaset dhe kthehet në tokë në antenen tjetër matanë globit.

Righi kishte të drejtë kur deklaroi se valët elektromagnetike ecin në një vijë të drejtë. Por as Righi dhe as Marconi nuk ishin të vetëdijshëm për ekzistencën e jonosferës (atëherë e panjohur)
. Marconi ja arriti këti eksperimenti sepse ishte ******** dhe mendonte se valët elektromagnetike përhapeshin paralelisht me sipërfaqen e tokës. Ai e provoj edhe me radarin, dhe injoranca e tij doli sheshit.
Në fakt, ai nuk mori kurrë një diplomë universiteti në fizikë, por çmimin Nobel po !.?

Cili është morali i kësaj historie prej budallajt ??
 
Histori interesante dhe e bukur. Mendjet me te ndrituara, perher jan quajtur bud.alla nga te "zgjuarit"
 
Histori interesante dhe e bukur. Mendjet me te ndrituara, perher jan quajtur bud.alla nga te "zgjuarit"
Në realitet këtu del në dritë kurajo e "budallajt".
Si i thonë një fjale: derisa inteligjenti po mendon,? budallaj ka kryer punë.

Kshu ndodhi edhe me Marconi-n. Nuk e kuptoj askush si funksionoj eksperimenti. Por funksionoj.
 
Me kujtove indianin Srinivasa Ramanujan i cili nuk kishte formim ne matematik por qe nxorri matematik te avancuar edhe per shumicen e matematicieneve
 
Pse diskriminoni njerzit …

cdo njeri asht unik edhe budalla ..qe e ka fale zoti ashtu
..

injoranti asht tjeter gja ?
 
a e pranon kush a budall pa mir???

Shiko se budall asht nje person qe ka lind me “probleme”, dikur nuk ka pas shkenca psikologjike per te definuar njerzit me kufizime mendore dhe i thonin budall …

biles vet fjala budall asht turke

budall = scemo itilisht …nuk e kane zgjedh ato me qene te tille natyra ka ba punen e vet

Injoranca asht tema, qe ti zgjedh te jesh i tille …

Respekt per njerzit budall (deficence) ?
 
e vertet kjo gje po sot ka disa qe nuk jan deficient por zgjedhin te jen ashtu
 
e vertet kjo gje po sot ka disa qe nuk jan deficient por zgjedhin te jen ashtu
kta qe zgjedhin quhen “********”

pastaj te kuptohemi, ka ngele ne zhargonin fjala budalla per me etiketu dikend qe eshte ndryshe mendon ndryshe dhe sillet ndryshe me vetedije …po kto nuk jane budallenjet e vertet.

Budalla i vertet nuk e din qe eshte i tille ?
 
fiks a me I zgjuari gagaga
 
Shiko se budall asht nje person qe ka lind me “probleme”, dikur nuk ka pas shkenca psikologjike per te definuar njerzit me kufizime mendore dhe i thonin budall …

biles vet fjala budall asht turke

budall = scemo itilisht …nuk e kane zgjedh ato me qene te tille natyra ka ba punen e vet

Injoranca asht tema, qe ti zgjedh te jesh i tille …

Respekt per njerzit budall (deficence) ?
Po kapesh në etimlogjinë e fjalës. S'ka lidhje.

Çfarë është një që thotë se 2x2 =5 budalla apo injora-nt. E Pse jo inteligjent?
 
Po kapesh në etimlogjinë e fjalës. S'ka lidhje.

Çfarë është një që thotë se 2x2 =5 budalla apo injora-nt. E Pse jo inteligjent?
Nje qe thote 2x2=5 asht:

  • ironik
  • me te meta mendore (budalla)
  • ******** qe injoron matematiken
 
Na kujtut ate barsoleten
Te spitali budallenjve nje punetor qe punonte nga frika è nje budallai hypen ne peme, dhe nderkohe vjen doktorri aty me sharre ne dore dhe i thot zbrit nga pema se do e pres, dhe puntori i thot jo jo nuk zbres.
Nderkoh vjen nje budalla me thik dhe i thot zbrit posht se do e pres pemen dhe puntori zbret nga pema
Dhe i thot doktorri po ti me lale thot un me sharr ndore thot tthash zbrit se do e pres dhe nuk zbrite tha, kur t tha ky tha me thik ne dore do e pres tha zbrite ti, i thote punetori doktorrit: Po budalla eshte ai tha e pret ?
 
Nje qe thote 2x2=5 asht:

  • ironik
  • me te meta mendore (budalla)
  • ******** qe injoron matematiken
Varet koncepti si e perdor se po te boj 1 shembull te thjeshte: 1+1=2 (matematike te gjith e dim) por nese te them 1+1=3 dmth 1mashkull + 1 femer = 3 (beb) ?
 
Nje qe thote 2x2=5 asht:

  • ironik
  • me te meta mendore (budalla)
  • ******** qe injoron matematiken
Pse shoku? Pse mendon ashtu?
Përsonalisht kërkoj të kuptoj diçka pikërisht aty ku gjërat janë/o duken më absurde përballë logjikës.

Ekuacioni 2+2=5 ka shekuj që debatohet. Natyrisht nuk mund të konfirmohet....(o ndoshta)?
Por nuk mund të përjashtohet ?

Fibonacci (jetuar rreth 1200) është matematikanit më famoz në këtë kuadër.
(Për kush i njeh sekuencat e Fibonacci, ose ndryshe "Aurora e Fibonaccit" me numrin e artë të gjithësisë 1.618 )
Ky pra, nuk e demostron dot 2+2=5 por, deklaron se 2+2 është me afer 5ës se 4shit. ?
Nga një shëmbull i thjeshtë me 4 lepuj në kafaz ?
E par nuk ishte as budalla dhe as injora..t por matematikanit dhe shumë i zgjuar ?

Ekuacioni 2+2=5 është akoma debat shkencore ?
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back