![1716734977307.png 1716734977307.png](https://forumshqip.com/data/attachments/168/168748-5e4d6c61bee324f6daa86d70f236e50c.jpg)
YouTube Music më në fund po zbulon një veçori që shumë përdorues e kanë pritur me padurim: aftësinë për të kërkuar këngë duke i kënduar ato.
Kjo veçori u vu re në versionin e fundit të aplikacionit për Android dhe premton ta lehtësojë gjetjen e këngëve.
Siç raportohet, funksioni ka qenë në testim nga marsi dhe tani është drejt prezantimit zyrtar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
![Screenshot_20-23.png](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_20-23.png)
Teknologjia që qëndron pas tij përdor Al për të përshtatur tingujt me regjistrimet origjinale, duke e mundësuar identifikimin e shpejtë dhe të saktë të këngës.
Pasi të zbulohet kënga, ajo shfaqet në ekran me titull, artisin që e këndon dhe vitin e publikimit.
Gjithashtu, aty ofrohen edhe mundësi të ndryshme për ta luajtur ose ruajtur atë.
Bëhet e ditur se ky përditësim është aktualisht i disponueshëm në versionin 7.02 të YouTube Music për Android, por ende nuk shpërndarë në pajisjet iOS. /Telegrafi/