FSHATI KU BANORËT JETOJNË ME TRUPA TË VDEKURISH BRENDA SHTËPIVE

Në një zonë malore të Indonezisë, banorët e Torajas mumizojnë trupat e të vdekurve dhe kujdesen për trupat e tyre të ruajtura sikur të jetonin ende.
Ka rreth një milion torajanë, shumica prej të cilëve jetojnë në rajonin e Sulawes së Jugut, të cilët besojnë se pas vdekjes shpirti mbetet brenda në shtëpi, kështu që të vdekurit trajtohen me ushqim, veshje, ujë, cigare.
Lëkura dhe mishi i tyre ruhen nga prishja dhe kalbja me nga një shtresë formaline, e cila është një përzierje e formaldehidit dhe ujit.
Për komunitetin, një trup i ruajtur mirë sjell fat të mirë, kështu që familjet përgjegjëse janë shumë të kujdesshme duke u përpjekur të mbajnë sa më mirë të dashurit e tyre të vdekur për të pasur sa më shumë të mira në jetët e tyre, transmeton ‘express’.
Ata pastaj mbahen nën batanije në një shtrat, në një dhomë të shtëpisë ose në shtëpitë më të pasura, ata do të pushojnë në tongkonan – një shtëpi tradicionale e Torajan ‘stërgjyshore’ me një çati të veçantë në formë anijeje ku rrinë “brenda” e pushojnë të vdekurit e familjeve më të pasura.