Franca bllokon një anije mallrash ruse në Kanalin anglez
Marina franceze ka ndaluar një anije mallrash në kanalin anglez me destinacion qytetin rus të Shën Petersburgut.
Zyrtarët francezë i thanë BBC-së se anija u kap në përputhje me sanksionet e reja të Bashkimit Evropian dhe thanë se ajo ishte ridrejtuar në portin verior të Boulogne-Sur-Mer.
“Një anije mallrash ruse 127 metra e gjatë e quajtur ‘Lideri Baltik’ që transportonte vetura është kapur gjatë natës nga marina franceze në Kanal dhe është shoqëruar në portin e Boulogne-Sur-Mer në Francën veriore”, tha zyrtari.
“Ajo është dërguar në portin francez pas një kërkese të qeverisë franceze, sepse dyshohet se i përket një kompanie të shënjestruar nga sanksionet e BE-së kundër Moskës. Forcat kufitare franceze aktualisht po hetojnë anijen e mallrave. Ekuipazhi në bordin e “Lideri Baltik” ka bashkëpunuar me autoritetet franceze”, shtoi ai.
Ndryshe, ambasada ruse në Francë po kërkon shpjegime nga autoritetet franceze lidhur me konfiskimin.
/Telegrafi/