Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fotografimi i parë i anës së prapme të Hënës

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Fotografimi i parë i anës së prapme të Hënës​



ana tjeter e HënësPamje e anes se erret te Henes
Raketa e dytë kozmike arriti në sipërfaqen e Hënës më 14 shtator 1959. Me të, për herë të parë në histori, u krye një fluturim kozmik nga Toka në një trup tjetër qiellor.
Të gjitha aparatet e kësaj rakete, të cilat punuan me një saktësi të madhe, udhanë mundësi shkencëtarëve të ndiqnin vazhdimisht fluturimin e saj dhe të përcaktonin vendin e rënjes së saj.
Kontejnieri me aparaturën shkencore dhe faza e fundit e raketë shumëfazëshe ju afruan Hënës me një shpejtësi prej 3,3 kilometra në sekondë dhe ranë në sipërfaqen e saj në lindje të Detit të Qetësisë.
Aparatet e kësaj rakete u dhanë mundësi shkencëtarëve të bënin një zbulim të rëndësishëm: Hëna nuk ka fushë magnetike.
Një detyrë edhe më të ndërlikuar u desh të zgjidhte raketa e tretë kozmike Luna 3, që u hodh më 4 tetor 1959. Pikërisht në përvjetorin e dytë të lëshimit të satelitit të parë artificial të Tokës. Në bordin e kësaj rakete ishte vendosur një stacion ndërplanetar automatik për vrojtime në lidhje me fenomenet kozmike.
Kjo raketë kozmike i ra rreth Hënës dhe u kthye në Tokë. Për herë të parë në histori u bë e mundur të shihej ana e prapme e saj. Sic dihet Hëna i shfaq Tokës vetëm njërën anë. Ana e errët e hënës nuk ishte parë kurrë nga Toka përpara se të fotografohej.
Fotografimi u bë me anë të një aparature fototelevizive të ndërtuar posaçërisht për fotografimin e anës së prapme të Hënës dhe për transmetimin e fotografive në Tokë. Fotografimi u bë nga një largësi prej 60-70 mijë kilometrash për dyzet minuta.

ana e erret Hënës

Ana e pasme e Hënës fotografuar nga Luna 3 me 1959 dhe Orbiter ne 2009​

Kjo gjë nuk ishte e lehtë në kushtet e mungesës së peshës, ku çdo lëng shndërrohet në një top të rrumbullaktë. Pastaj filmi duhej mbrojtur nga veprimi i rrezeve kozmike, të cilat mund ta prishnin Po në stacionin automatik ndërplanetar çdo gjë ishte parashikuar e ndërtuar me mjeshtëri. Kuadrot e çmueshme të anës së prapme të Hënës arritën në Tokë.
Ç’panë njerëzit në anën e prapme të Hënës? Kjo anë e satelitit tonë natyral dallohet mjaft nga ana që shohim. Në të ka pak të ashtuquajtura dete dhe ka më shumë rrafshira e kratere.
Të dhënat e marra me anë të stacionit automatik ndërplanetar, që fluturoi rreth Hënës, u dhanë mundësi shkencëtarëve të hartonin dhe të botonin «Atlasin e Hënës». Ky atlas ka një vlerë shunë të madhe për studimin e këtij sateliti natyral të tokës.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back