Është tensionuar sërish situata para godinës së Teatrit Kombëtar, ku, siç shihet në foto nuk po mungojnë përplasjet mes aktorëve dhe atyre që janë kundër prishjes së tij dhe forcave të shumta të policisë.
Situata ka qenë e tensionuar që prej paradites, ku artistë dhe përfaqësues të opozitës kanë qëndruar aty pasi kanë marrë njoftim se ambientet e Teatrit po zbrazeshin.
Bashkia e Tiranës ndërkohë ka konfirmuar se shembja e godinës nuk do të bëhej gjatë ditës së sotme.
Ndërsa, sekretari për çështjet ligjore në PD-në Çlirim Gjata i ka bërë thirrje protestuesve pranë teatrit të mos largohen duke deklaruar se policia nuk po i lejon një pjesë të qytetarëvë të hynë në teatër dhe se një pjesë e forcave të policisë do t’i nxjerrë me forcë ata që ndodhën brenda godinës pas mesnatës.
e.ll./dita