Foto që po bën xhiron e botës, militanti taleban i drejton armën në kokë gruas gjatë protestës
Fotoreporterët kanë fiksuar momentin, kur një militant taleban i drejton armën një gruaje, gjatë një proteste në Kabul.
Gratë janë mbledhur në kryeqytetin e Afganistanit, për të kërkuar të drejtat e tyre, të drejta, që mohohen nga qeveria sapoformuar talebane.
Në foton e publikuar, gruaja shihet teksa mban një shishe ujë në dorë, ndërsa luftëtari i armatosur taleban, qëndronte në anën tjetër me armën drejtuar në kokën e saj.
Identiteti i gruas ose ajo çfarë që ndodhi pasi u fotografia u bë publike, nuk është konfirmuar ende. Kujtojmë se ditët e fundit në Kabul ka pasur protesta nga gratë, të cilat, tanimë, janë të privuara për të shkuar në shkollë, të drejtojnë makinën apo të dalin të pashoqëruara në rrugët e qyteteve.
(BalkanWeb)