Ndërsa artistët vazhdojnë të protestojnë kundër vendimit të qeverisë për shembjen e godinës të Teatrit Kombëtar, pasdreken e kësaj të mërkurë ata i ka vizituar zëvendës ambasadori i Përfaqësisë së OSBE në Tiranë, Robert Wilton.
Me një veshje jo formale, z.Wilton është parë të dalë nga godina e Teatrit Kombëtar.
Artistët, të cilët ruajnë godinën me turne edhe natën, kërkojnë restaurimin e godinës aktuale, kurse Qeveria ka vendosur shembjen e saj totale, madje duke hartuar një ligj të posaçëm.
Projekti qeveritar i mbrojtur me pathos nga vetë KM, sipas dokumentave tashmë të publikuara do prodhojë afro 90 mijë metra katrorë kulla, mes të cilave edhe një sallë teatri.
Një kërkesë dyfaqëshe nga ana e biznesmenit Shkëlqim Fusha i hapi rrugën në kohë rekord një projekti që synon të transformojë pronën e tij prej vetëm 298 m2 në një kompleks kullash 17-21 kate, të shtrira mbi 8465 m2 tokë publike-përfshirë Teatrin Kombëtar, ish-selinë e Partisë Demokratike dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Ndërkohë që artistët dhe qeveria janë në pozicione krejt të kundërta, ekspertë të fushës mendojnë se Teatri duhet të ruhet për shkak se është Teatri i parë në Tiranë dhe si i tillë, edhe nëse i mungon arkitektura moderne, ka vlera për historinë e qytetit.
e.ll./dita