Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fjeti për 9 vite me radhë, historia e pazakontë e Elen Sadler, dhe e sëmundjes së saj të panjohur që tronditi botën

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Fjeti për 9 vite me radhë, historia e pazakontë e Elen Sadler, dhe e sëmundjes së saj të panjohur që tronditi botën​


Elen Sadler

lg.php


Shekulli XIX-të ishte një epokë magjepsëse, pasi përkonte me fillimin e revolucionit industrial, modernizimit të mjekësisë, dhe me një ndryshim social që do të ndikonte brezat e ardhshëm. Përveç gjithë këtyre ndryshimeve të rëndësishme, në atë kohë pati edhe shumë ngjarje të çuditshme, të cilat bënë bujë në gjithë botën.

E tillë ishte historia e Elen Sadler, e cila shkoi një natë të flinte si gjithë të tjerët, dhe nuk uzgjua për 9 vjet. Bota u trondit, pasi askush nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte. Rasti i Sadler ishte i pari i mirënjohur me Trypanosomiasis ose Sëmundjen e Gjumit.

Elen Sadler lindi më 15 maj 1859 në një familje të madhe me 12 fëmijë, dhe ku ajo ishte e 10-ta. Familja e saj banonte në fshatin e vogël britanik, Tërvil, që ndodhet midis Oksfordit dhe Bakingamshajër në Angli. Nga këtu vjen shprehja “Vajza e fjetur e Tërvil”. Babai i sajUilliam Sadler ishte një fermer, që vdiq në moshë të re në një aksident.

E ëma, Ana Sandler u martua sërish me Tomas Fruoen, një punëtor fabrike që i trajtonte fëmijët e saj njëlloj si të vetët. Në vitin 1871, kur Elen ishte rreth 11 vjeç, ajo nuk shfaqteasnjë problem shëndetësor që nga lindja e saj. Më 29 mars, ajo shkoi të flinte bashkë me vëllezërit e motrat e saj si çdo natë tjetër.
lg.php

Ndryshimi i vetëm, ishte se ajo nuk u zgjua të nesërmen në mëngjes. Pavarësisht se i bërtisnin, e shtrëngonin apo e shtynin, ajo nuk zgjohej. Në fillim, të gjithë menduan se kishte vdekur, por ajo kishte ende puls, dhe trupi i saj ishte i ngrohtë.

Mjekët e zonës e analizuan situatën e saj, por askush më parë nuk kishte parë diçka të tillë. Ata nuk ishin në gjendje të thoshin se çfarë e shkaktonte atë gjumë të thellë letargjik. Ekspertët nga i gjithë vendi shkuan për ta vizituar Elen, por asnjëri prej tyre nuk kishte parë apo dëgjuar diçka të ngjashme.

Ndërsa lajmi rreth Elen bëri bujë në mbarë vendin, shumë njerëz nisën të vinin në shtëpinë e saj për të dhuruar para. Madje disa prej tyre këmbëngulën që të përpiqeshin ta zgjonin. Të gjithë vinin me lloje të ndryshme alarmesh, shpikjesh dhe teknikash, por asnjëra prej tyre nuk funksionoi.

Përveç dhurimit të parave për studimin e shkaqeve të kësaj gjendje, kishte njerëz që do të paguanin një shumë të madhe parash për të marrë disa fije floku të Elen. Duke qenë se familja ishte e madhe dhe të ardhurat ishin të nevojshme, ata pranuan disa nga kërkesat, duke grumbulluar shumë para.

Kjo gjë nxiti një hetim, pasi policia nisi të mendonte se familja po përfitonte nga vajza e gjorë. Por familjarët këmbëngulën se njerëzit dhuronin para me vullnetin e tyre të lirë. Të gjithë u lejuan që ta shihnin Elen pa paguar asnjë tarifë. Të gjithë pyesnin veten se si vajza ishte ende gjallë pas disa muajsh, kur nuk kishte ngrënë apo pirë asgjë?

E ëma e ushqente me zor me supë, qumësht dhe ujë të përzier me sheqer nëpërmjet një çajniku të vogël. Pas një viti, nofulla e vajzës u bllokua, dhe pikërisht atëherë e ëma filloi ta ushqente përmes një tubi të vogël. Mjerisht në vitin 1880, nëna e saj Ana vdiq nga një atak i papritur në zemër.

Bazuar në atë që deklaruan vetë mjekët, stresi i vazhdueshëm, i provokoi shumë ankth, dhe në fund infarktin e miokardit. Vetëm 5 muaj pas vdekjes së nënës së saj, Elen u zgjua pas 9 vitesh të gjata. Ajo ra në gjumë në moshën 11-vjeçare dhe u zgjua në moshën 21-vjeçare.
Ajo u zgjua natën e Vitit të Ri 1880. Të nesërmen (1 janar 1881) gazetat e kishin në titujt e parë. Kur u zgjua, Elen ishte e rrethuar nga vëllezërit e motrat e saj, të cilët i dhanë lajmin e hidhur se të dy prindërit kishin vdekur. Ajo tha se ndjeu sikur u zgjua në një ëndërr. Asaj iu desh shumë kohë për të kuptuar gjithçka që ndodhi, dhe për ta përpunuar atë informacion.

Kur u zgjua, ajo ishte ende teknikisht 11 vjeçe nga pikëpamja mendore, pasi nuk kishte mundësi të fitonte ndonjë edukim apo njohuri të përgjithshme përmes përvojës së jetës.

Ajo e mori veten ngadalë, edhe me ndihmën e hallës së saj Grace Blekoll.

Shumica e parave të mbledhura gjatë gjumit të saj ishin shpenzuar, dhe kjo do të thoshte se Elen duhej ta siguronte vetë jetesën pavarësisht gjithçkaje që ndodhi. Ajo nisi të bënte gjerdanë me rruaza. Disa vite më vonë u martua me një fermer nga Ridingu dhe lindi 6 fëmijë.

Mjerisht Elen vdiq në vitin 1901, pa asnjë shpjegim, dhe pa asnjë të dhënë sesi ndihej në vitet para vdekjes së saj. Kur Elen u rizgjua në vitin 1880, Dr.Gelino nisi të analizonte shkaqet që e zhytën Elen në atë gjumë të thellë dhe çfarë e zgjoi atë.

Atë vit, ishte hera e parë që mjekët kuptuan llojin e sëmundjes që shkaktoi këtë gjumë.
Termi që përdorin sot mjekët për ta përshkruar këtë sëmundje është Narkolepsia. Kjo gjendje e rrallë e trurit, detyron një person të bjerë në gjumë papritmas për periudha të gjata kohore. Po ashtu ajo e çon atë në paralizë gjumi, gjë që do të thotë se ai nuk është në gjendje të zgjohet. Narkolepsia shkaktohet nga mungesa e oreksinës, e cila është një hipokretinë kimike e trurit që na ndihmon të zgjohemi nga gjumi, dhe të qëndrojmë zgjuar gjatë ditës.

Edhe pse narkolepsia nuk shkakton probleme shëndetësore afatgjata, ajo shkakton probleme të rënda mendore për ata që humbin një pjesë të madhe të jetës së tyre, duke fjetur për vite të tëra, ashtu si në rastin e Elen Sandler.

Mund të ndodhë gjithashtu që vdekja e hershme e Elen, të jetë shkaktuar nga depresioni për shkak të humbjes së kaq shumë viteve të rinisë së saj. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet saktësisht se çfarë i zgjon pacientët që vuajnë nga narkolepsia, dhe kjo sëmundje nuk ka ende një trajtim.

/Bota.al/
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back