Fjalët nuk i sjell era… Fjalët krijojnë realitete
Filozofi.
Le të kujtojmë se fjalët kanë fuqi të jashtëzakonshme kur përfundojnë duke ndikuar në llojin e përvojës që përjetojmë.
Ekziston një histori nga Japonia që na kujton fuqinë e jashtëzakonshme të fjalëve dhe aftësinë e tyre për të ndryshuar emocionet tona:
Dikur ishte një samurai, një shpatar i aftë, por egocentrist dhe arrogant. Mendonte se ishte dikush kur vriste dhe kështu kërkonte vazhdimisht mundësi për të provokuar, madje edhe për shkaqe të parëndësishme. Në këtë mënyrë, samurai ruante idenë që kishte për veten dhe karakterin e tij të palëkundur.
Dikur shkoi në një fshat dhe pa që njerëzit po mblidheshin në një vend. Samurai ndërpreu rrugën e njërit prej këtyre njerëzve dhe e pyeti ashpër:
"Ku po shkojnë të gjithë me kaq nxitim?"
"Luftëtar fisnik", u përgjigj njeriu, i cili ndoshta kishte filluar tashmë të dridhej për jetën e tij, "do të dëgjojmë mësues Wei".
"Kush është ky Wei?"
"Por si është e mundur të mos kesh dëgjuar për mësuesin Wei, i cili njihet në të gjithë zonën?"
Samurai u ndie keq dhe vuri re respektin që kishte fshatari për mësuesin dhe jo për një samurai si ai. Kështu që vendosi që fama e tij të shkonte përtej asaj të Wei, dhe ndoqi turmën në sallën e madhe ku jepte mësim Wei.
Wei ishte i moshuar dhe i shtatshkurtër dhe kjo provokoi përbuzjen dhe zemërimin e përmbajtur të samurait.
Wei filloi të fliste.
"Në jetë, njeriu mund të zgjedhë midis një mori armësh të fuqishme, por për mua më e fuqishmja nga të gjitha është fjala".
Sapo samurai e dëgjoi këtë, nuk u përmbajt dhe bërtiti:
"Vetëm një plak si ty mund të thoshte një gjë të tillë", tha dhe nxori nga këllëfi shpatën e tij, katana. Pastaj, duke e përçmuar, vazhdoi:
"Kjo është armë e fuqishme, jo fjalët e tua."
Atëherë Wei, duke e shikuar, u përgjigj:
"Eshtë e natyrshme që dikush si ju të flasë kështu".
Kur dëgjoi këto fjalë, samurai u skuq i gjithi dhe me trup të ngurtë dhe mendje të turbulluar lëvizi drejt tij.
"Plak, thuaji lamtumirë jetës, sepse ka ardhur fundi yt".
Atëherë, krejt papritur, Wei filloi të kërkojë falje.
"Më fal, zotëria im, jam vetëm një plak i lodhur dhe gjuha ime ndonjëherë nuk e di se çfarë thotë. A mund ta falë zemra fisnike e luftëtarit që mbani mbi gjoksin tuaj këtë budalla, që ju turbulloi me çmendurinë e tij?"
Samurai ngriu dhe pas pak u përgjigj:
"Por sigurisht, mësuesi fisnik Wey, e pranoj faljen tënde."
Atëherë Wei e shikoi në sy dhe tha:
"Miku im, më thuaj tani: janë të fuqishme fjalët e një njeriu apo jo?"
Fjalët nuk i sjell era … Fjalët krijojnë realitete. Pra, kërkoni fjalë që ndihmojnë dhe nuk anulojnë.
Ndoshta do habiteni, me atë që do fillojë të ndodhë në jetën tuaj.
"Gjej përsëri vetveten"
Mario Alonso Puig.