“Filmohet” krijimi i Hënës
Një simulim në kompjuter ka rikrijuar impaktin kozmik që i dha jetë Hënës. Ka qenë një përplasje mes Tokës në moshë të re, dhe një objekti hapësinor në përmasat e planetit Mars, që është pagëzuar me emrin Theia, i ndodhur rreth 4.5 miliardë vjet më parë.
Simulimi 3D në superkompjuterin Dirac i përplasjes ka treguar formimin e një trupi qiellor pranë Tokës, që zhvillohet në mënyrë progresive derisa transformohet në satelitin e saj.
Sipas grupit kërkimor të Universitetit Durhamn, kjo nuk do të thotë se është provë përfundimtare që tregon krijimin e Hënës, por është një hap i rëndësishëm drejt njohurive për të kuptuar më mirë mekanizmat që kanë çuar në formimin e trupave qiellore në Sistemin Diellor.
Në superkompjuter janë rikrijuar kushtet e përplasjes në tre versione të ndryshme. Rezultatet janë gjithashtu të ndryshme në bazë të dimensioneve dhe drejtimit të objektit fillestar.
Në një rast ekstrem dy trupat qiellorë shkrihen me njëri-tjetrin si pasojë e përplasjes, në një tjetër shtyhen shumë fort pas impaktit duke u larguar në ekstrem. Por vetëm në kushtet optimale, impakti sjell në krijimin e një trupi qiellor që arrin të qëndrojë në orbitën e Tokës.
Klan Plus