Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar të Maqedonisë, që shënoi golin e parë dhe i dha avantazhin e përkohshëm helvetëve, në sfidën e të mërkurës në mbrëmje.
Gjithsesi ajo që u vu re ishte se Xhemajli shmangu festimin me simbolin e shqiponjës, ndryshe nga Xhaka dhe Shaqiri javën e kaluar.
Mesa duket fantazisti i Bolognës është “trembur” nga gjoba e FIFA-s dhe ka zgjedhur që në vend të shqiponjës, të bëjë me dorë simbolin “L”, për të përshëndetur djalin e tij, që quhet Luan.
Kujtojmë që Xhaka dhe Shaqiri, bashkë me kapitenin e Zvicrës Lichtsteiner, u gjobitën nga FIFA me 25 mijë franga zvicerane në total, për festën me simbolin e shqiponjës dykrenare.
Gjoba u pagua nga shqiptarët, që vendosën të organizohen dhe të mbledhin plot 27 mijë franga, në shenëj mirënjohjeje për krenarinë që futbollistët dhuruan
The post FIFA “tremb” Xhemajlin, fantazisti nuk festoi me “Shqiponjë” appeared first on Lajmi i Fundit.