Menaxheri i përfaqësueses suedeze, Stefan Pettersson, ka theksuar se FIFA i ka kthyer përgjigje negative Federatës, me arsyetimin se Sadiku ka bërë kërkesë një herë për ndryshim të përfaqësueses. Sadiku ishte larguar nga ekipi U-21 i Suedisë për t’u paraqitur për ekipin A të Shqipërisë, por nuk luajti në asnjë ndeshje me kuqezinjtë.
Mbrojtësi preferoi më pas t’i bashkohej Kosovës, duke u aktivizuar në miqësoret jo zyrtare, por kur “Dardanët” u pranuan në FIFA, ai nuk u lejua të ishte pjesë e formacionit që atëherë drejtohej nga Bunjaku, pasi kishte ndryshuar një herë kombëtaren (La Suedinë për Shqipërinë).
Në këtë situatë, 27-vjeçari bëri përpjekjet e fundit për t’u lejuar të kthehej te Suedia, por përgjigjja e FIFA-s ishte negative. Kjo do të thotë se Loret Sadiku ka vetëm një mundësi, të përfaqësojë Shqipërinë, sigurisht nëse Federata Shqiptare e Futbollit dhe trajneri e vlerësojnë se ndihma e tij nevojitet te kuqezinjtë
The post FIFA do vendosë se ku do luajë Loret Sadiku, futbollisti la Suedinë për Shqipërinë appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.