B92 përshkruan momentin e tentimit të gazetarëve serbë për të marrë deklarata nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri derisa ata po e kalonin tunelin për në dhomat e zhveshjes.
“A mund të marrim deklaratë?”, e pyetëm së pari Xhakën e pastaj Shaqirin, shkruan B92, përcjell Insporti.
“Xhaka vetë tha shkurt: ‘jo’, ndërsa Shaqiri u paraqit si anglez, duke thënë: ‘I don’t understand’.Një koleg i pyeti në mënyrë provokative: “A mund të flisni për mikpritësit, mediet serbe”? Shaqiri vetëm ngriti gishtin e madh dhe u nis”.
The post Festuan me Shqiponjë, ja si iu përgjigjen gazetarëve serbë Shaqiri e Xhaka appeared first on Lajmi i Fundit.