Feston sot ditëlindjen dhe është adhuruese e pijeve të gazuara dhe çokollatës, nuk do ta besoni sa vjeç mbush njeriu më i vjetër në botë
Personi më i vjetër në botë ka festuar ditëlindjen e 119-të në Japoni, duke deklaruar se është e vendosur që të shtyjë rekordin botëror edhe për një vit.
Kane Tanaka që i pëlqen pijet e gazuara dhe çokollatën, ka shënuar ditën e madhe të dielën e rrethuar nga më të dashurit në shtëpinë e pleqve në prefekturën Fukuoki në jugperëndim të Japonisë.
Siç raporton The Guardian, libri i rekordeve Guiness ka pranuar që Tanakina në vitin 2019 festoi ditëlindjen e 116-të kur edhe i është kontrolluar certifikata e lindjes.
Ajo theu rekordet e të gjitha kohërave kur në shtator të vitit 2020 arriti moshën 117-vjeçare. E lindur më 1903 kur vëllezërit Wright realizuan fluturimin e parë me aeroplanin, Tanaka arriti t’i përjetojë pesë perandorë japonezë dhe shpreson që do të jetojë për ta festuar edhe ditëlindjen e 120-të.
Sipas të dhënave të autoriteteve japoneze, në këtë vend ekziston një rekord prej 86.510 njerëzve që janë mbi 100-vjeç, që është një rritje prej 60 për qind krahasuar me një vit më herët.
(BalkanWeb)