Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Festë e madhe në Logun e Bjeshkëve

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Nga Ramazan Çeka

Nga Amfiteatri i Qafës së Bordolecit na thërret kënga Maje Krahu me u mledh prap në Logun e Bjeshkëve të Kelmendit.

“Dola n’bjeshkë stanin punova

Me ujë bore u freskova

Çpo i bjen fyellit çobani

Kur syzeza del prej t’banit”

Nën ritmin e këtyre vargjeve të bukura të këngës që i paharruari Arben Delaj, “Bilbili i Këngës së Malësisë së Madhe, la një trashëgëmi të pasur me një reportor të admirueshëm, i cili u nda nga jeta në moshë fare të re, u hap edhe këtë vit kjo festë e madhe popullore në trevat e Malësisë “Logu i Bjeshkëve”, edicioni i 19-të.

E nisëm udhëtimin tonë për në “Logun e Bjeshkëve” të Kelmendit, në edicionin e 19 të “Miss Bjeshkës”, në një sinfoni të larmishme tingujsh, në një mozaik ngjyrash, nën peisazhin mahnitës të Kelmendit. Për të arritur në këtë edicion u desh punë, djersë, pasion, dashuri e krijimtari. Përpara mijëra shikuesëve ky spektakël solli traditë, art dhe argëtim. Këtë aktivitet e zbukuruan vajzat pjesmarrëse në “Mis Bjeshka”, këngëtarë, valltarë dhe aktorë.

Kisha dëgjuar shumë herë e parë shumë fragmente filmike që demonstronin këndshëm këtë aktivitet unik në llojin e vet, por kurrë më parë nuk kisha marrë pjesë, ndaj për mua ishte emocion i veçantë, pasi për të parën herë arrita t’i shoh nga afër ata djem vigana me çakçir e xhamadana, e mbi të gjitha ato shtojzavalle si lule këmbane që çelin përgjatë bjeshkëve në Alpet e Shqipërisë e konkretisht në Malësi të Madhe, të ruajtura me fanatizëm “me arë e me farë” si të bekuara që në lashtësi nga vetë besimi i tyre pagan tek kulti i Diellit, atje ku “Nuset e duvakut nuserojnë nën petkun e hijshëm të xhubletës”.

Rrugën s’e ndjemë fare, pasi me standartet që ka sot, e bën shumë komod udhëtimin. Për çudinë time me të mbërritur në Qafën e Bordolecit, emër të cilin unë e kisha me kuriozitet ta di domethënien, pasi shqiptohet në disa versione po e pranoj dhe e përshkruaj kështu me që brenda këtij tokfjalëshi ka emrin e borës, si një faktor natyror që në këtë vend mbretëron dhe ka pushtet për rreth gjashtë muaj me radhë.

Gjetëm një trafik të jashtëzakonshëm, fluks makinash të paparë, të cilin me shumë vështirësi e menaxhoi edhe vetë policia, dhe pse ajo po jepte maksimumin e vet. Aq shumë pjesëmarrës kishte që vinin nga e gjithë Shqipëria dhe vendet fqinje, Dardani e Malësi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, etj. rrugëtim tashmë i shkurtuar nga Dogana e Vermoshit, fare pranë Qafës së Bordolecit.

Një organizim i paparë i improvizuar në natyrë si në një amfiteatër të vërtetë, një shesh që harkohej nga një ngjitje kodrinore, një spektakël i shkëlqyer me një pejsazh mahnitës, me një pjesëmarrje masive që e bënte atë shumë transparent për të kapur çdo detaj të interpretimeve skenike të artistëve nga spektatorët e pranishëm.

Ky spektakël i mrekullueshëm startoi me tre të shtëna arme që simbolizojnë gëzim. U dëgjua zëri i fuqishëm i aktorit Bruno Shllaku: “Ooooooooooo ça është pushka more ehehejjjjjjj”, duke u pasuar nga aktori tjetër Çun Lajçi: “Ohooooo shtegut të malit po ulen bukuroshet e Bjeshkëve” dhe menjëherë vajzat bukuroshe filluan ngjitjen në skenë ku i priti lodërtari me flamur.

Më ra në sy pjesëmarrja e shumë artistëve, të cilët vinin për herë të parë në Log e interpretonin me një emocion tepër të fortë. Një interpretim virtuoz bëri aktori Çun Lajçaj, një artist i madh që me interpretimin e tij të shkëlqyer e ngriti spektatorin në këmbë dhe e bëri që ta duartrokasë me krenari e respekt të veçantë.

Malësori Nikollë Nikprelaj, “Mjeshtër i Merituar”, solli një atmosferë të zjarrtë, duke bërë që gjithë rinia artëdashëse, por jo vetëm, të zbriste në sheshin e logut dhe të vallzonte për minuta të tëra, dukej sikur edhe libreti i aktivitetit u shpërfill nga vala e kënaqësisë dhe gëzimit që i përfshiu me emocionin e atyre tingujve të këngëve që vetë ky këngëtarë me orkestrën e tij të mrekullueshme u munduan të përzgjedhin nga repertori i tyre. Këto këngë hite nuk kishin se si të mos ngrinin në këmbë publikun e pranishëm. E gjithë lugina dhe shpatet e saj morën pamjen e një skene të madhe.

Në skenë u ngjitën lahutarë e këngëtarë kelmendas, si Jonuz Delaj e Luigj Tinaj, Nikollë Buçi, Fredi Delaj, Klodiana Vata, Kjara Pepushaj, Gabriel Rraposhi, Ylli Sufaj, Arton Nikprelaj, Llesh dhe Gjin Prenga, si dhe këngëtarë të tjerë të ardhur nga diaspora, të cilët me interpretimin e tyre tepër të bukur e tradicional, përcollën mesazhin e dashurisë për vendlindjen e tyre.

Ky spektakël madhështor kishte nevojë edhe për humorin e hollë që karakterizon Malësinë dhe këto momente kaq të bukura i përjetuam kur në skenë u ngjitën humoristët Drande Xhai, Marash Kaçaj dhe Gëzim Mezini, të cilët me performancën e tyre të shkëlqyer i dhanë larmi e atmosferë këtij spektakli kaq masiv.

Ajo që fare mirë mund të quhet arritje e kësaj veprimtarie, u menaxhua në mënyrë perfekte nga aktori dhe regjisori i mirënjohur i Teatrit “Migjeni” Bruno Shllaku dhe moderatorja simpatike Valbona Preldakaj e ardhur nga Amerika e Largët.

Libreti i përgatitur me aq larmi dhe profesionalizëm nga Donika Velaj, pasqyronte të gjitha vlerat e trashëguara nga tradita, si dhe ato bashkëkohore, historike e kulturore, që të gjithë brezat e malësorëve i trashëgojnë njëri-tjetrit.

Sa bukur tingëllonin prezantimet dhe interpretimet që bënte aktori virtuoz Bruno Shllaku mes Bjshkëve të Kelmendit, duke përcjellur zërin e fuqishëm që vjen nga Eposi i Kreshnikëve.

Ajo që i dha kuptimin e vërtetë Logut të Bjeshkëve dhe që bëri lidhjen me traditën e Malësisë së Madhe ishin dhjetë vajzat pjesëmarrëse në konkurim, të bukura e fisnike, të cilat me veshjet e tyre e bënë tepër të hijshme atë skenë e atë spektakël tradicional e masiv në Malësi.

Rëndësia apo dhe vlerësimi për këtë organizim shtohej nga pjesëmarrja e personazheve të rëndësishëm të pushtetit vendor, me përkushtimin maksimal të Kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe z.Tonin Marinaj, i cili me përgjegjësi dhe dashamirësi për artin dhe kulturën, asnjëherë nuk hezitoi në asgjë për mbarëvajtjen e këtij spektakli tradicional që tashmë ka përmasa më shumë se kombëtare, gjithçka falë vizionit dhe pergjegjshmërisë së tij si kryetar.

Puna me shumë profesionalizëm dhe me transparencë e jurisë, e cila kishte të përfshirë shumë figura të shquara të artit, kulturës dhe jetës politike, vendore e më gjërë, shpalli në konkursin “Miss Bjeshka” fituese të çmimit të parë Pamona Tinaj nga Vermoshi Miss Bjeshka 2019, vendi i dytë shkoi për Enisa Guri, ndërsa vendi i tretë për Merita Lucaj. Të gjitha vajzat ishin secila më e bukur se tjetra, por natyrisht tri fituest bënë diferencën. Pas shpalljes së çmimeve “Juria e madhe”, publiku brohoriti njëzëri ju lumtë!

Ajo që i vuri pikën mbi “i” ishte vlerësimi në skenë nga drejtori i përgjithshëm i Qendrës së Artit dhe Kulturës Shqiptare z.Minella Kureta, që e bëri akoma më të rëndësishëm këtë Log, duke i dorëzuar Kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe z.Tonin Marinaj titullin, “Tempulli i Kryevlerave Shpirtërore e Kulturore të Malësisë së Madhe” me motivacion: “Për kontributin dhe pasurinë e madhe historike, shpirtërore e kulturore që mbartë me vetvete dhe për shndërrimin e madh nga Log historik në një Log Kulturoro-artistik. Nga një kryevlerë historike në një kryevepër manifestime madhështore, ku demostrohen këngët kreshnike, ku konkurojnë këngëtarët, valltarët, instrumentistët më të talentuar, kostumet kombëtare, konkurojnë prodhimet e vendit dhe garimet tradicionale, duke e kthyer në kryefestën e gjallërimit të të gjithë jetës në Kelmend dhe në një destinacion të rëndësishëm turistik.Në këto manifestime madhështore janë shkrirë akujt e urrejtjes dhe konflikteve. Këtu zënë fill fejesat e dashurisë. Këtu janë shtuar dhe forcar miqësitë.Këtu mes bukurive mahnitëse të këtyre Alpeve dhe të luleve konkurojnë çdo vit dhe kryevlera e Logut që është Miss Bukuria, ku garon kryebukuria njerëzore me vajzat e Malësisë së Madhe si më të bukurat e Botës”.

Aktiviteteti kulmoi me sofrën e shtruar tek Bujtina Alpin në Lëpushë, e cila veç traditës së mikpritjes na ofroi edhe bujarinë tradicionale të kullës malësore në Alpet Shqiptare. Rreth sofrës u mblodhen shumë figura të shquara të artit, politikës, pushtetit vendor e qëndror si, dhe aktivist të ndryshëm të jetës socjale. Ndër ta edhe artisti i shquar Çun Lajçaj me bashkëshorten e tij, drejtori i përgjithshëm i Qendrës së Artit dhe Kulturës Shqiptare z.Minella Kureta, deputeti i zonës Pavlin Sterkaj, kryebashkiaku Tonin Marinaj e plot të tjerë.

Bisedat rrodhën këndshëm rreth aktivitetit, fakteve historike e kulturore të Malësisë së Madhe e deri tek risitë kulturore apo dhe ngërçet që e cënojnë mbarëvajtjen e saj, të vëna në dukje kryesisht nga zonj. Rita Shkurtaj, profesoresha e nderuar e historisë, pjesë e stafit tonë, e cila me kërkesë të drejtorit të përgjithshëm të Qendrës së Artit dhe Kulturës Shqiptare z.Minella Kureta, na shoqëroi edhe tek sofra. Shqetësimi i saj lidhej me një pjesëmarrje më të gjërë të artistëve vendas e ndoshta edhe me një punë më të kualifikuar për veshjet tradicionale autentike. Probleme që nga organizatorët mund të zgjidhen në të ardhmen.

Gjatë kthimit nga Kelmendi kafen e pimë në nje nga lokalet e Tamarës, ku veç kënaqësisë së shijes së kafes dhe ujit të Cemit, shijuam edhe atë pamje arkitekturore mjaft të bukur që të ofronte pedonalja e Tamarës, tashmë i shpallur fshat piktoresk e që po gëzon një vëmendje mjaft të veçantë nga pushteti vendor e qëndror, çka vihet re në punimet e stilizuara që po kryheshin përgjatë gjithë asaj qëndre tashmë aq të lakmuar nga turistë vendas dhe të huaj.

Kam marrë pjesë në shumë aktivitetete dhe kam përjetuar kënaqësi të madhe, por e them me bindje se Logu i Bjeshkëve me të gjitha risitë dhe mangësitë mbetet festa me më shumë pjesëmarrës nga të gjitha organizimet e rëndësishme në Malësi të Madhe e me gjerë.

Gusht 2019
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back