Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Femrat dashurojnë më shumë, por meshkujt më gjatë.

  • Thread starter Thread starter .
  • Data e fillimit Data e fillimit

.

Larguar.
ANETAR ✓
Regjistruar më
Maj 12, 2020
Mesazhe
12,251
Pëlqime
13,645

Një Mashkull që të Do Vërtetë, të Ndjek Deri në Fund të Botës – Kaq e Thjeshtë Është​



Pavarësisht nga ajo që shumë prej jush mund të mendojë dhe sa justifikime mund të nxjerrësh për një mashkull që nuk po bën përpjekje të mjaftueshme për të të ndjekur, prapëseprapë, arsyeja kryesore pse një mashkull nuk po tregohet i fortë sa duhet kur vjen puna te ti është sepse atij nuk je duke i pëlqyer. Pikë!
Nuk është se ai është i turpshëm. Nuk është se ai është i frikësuar nga pavarësia dhe forca juaj. Ai thjesht nuk ju pëlqen mjaftueshëm.
Dhe gjithçka vjen drejt e në faktin e thjeshtë se meshkujt e duan “gjuetinë”. Ata e duan ndjekjen. Ata duan të jenë iniciatorë në marrëdhënie. Për shekuj me radhë, burrat kanë qenë gjithmonë ndjekës dhe gratë mbledhëse. Është e gjitha në gjenet e tyre.
Kështu që, kur një mashkull e kupton se ai interesohet për një grua dhe se ai dëshiron të jetë me të – ai do të shkojë pas saj. Do ta ndjekë pas.
Nëse ke rënë në dashuri me dikë dhe ai e di, por nuk po bën asgjë për këtë – atëherë e vërteta është se ai nuk është i interesuar për ty.
Vajza:
Një mashkull mund t’ju japë një milion justifikime se pse ai nuk mund të jetë me ju. Ai mund t’ju tregojë se ai është i zhytur plotësisht në punë, problemet familjare bla-bla-bla. Të gjitha këto justifikime nuk kanë rëndësi kur ai takon një grua që atij i pëlqen vërtet.

Pra, nëse duket sikur dikush nuk do t’ia dijë për ju, e vërteta e thënë troç është se ai nuk do t’ia dijë me të vërtetë. Burrat nuk janë aspak kompleks kur vjen puna për të shprehur emocionet e tyre. Zakonisht, nuk kanë mesazhe të fshehta për të deshifruar.
Kur ata duan diçka, ata e ndjekin pas. Ata nuk e mendojnë shumë. Dhe sigurisht, ata nuk nxjerrin justifikime për të.
Bëhuni vajza e fortë që jeni dhe largohuni nga meshkujt që ju bëjnë të vini në dyshim se çfarë vendi zini tek ta. Lërini meshkujt që nuk duan të angazhohen ndaj jush në një mënyrë të vërtetë.
Mos ndiqni një mashkull që nuk është i interesuar për ju! Lëreni të shkojë! Ju meritoni më shumë se kaq, sepse, një mashkull i vërtetë, një njeri që me të vërtetë kujdeset për ju – ai do t’ju ndjekë çdo ditë.
Ai gjithmonë do të gjejë mënyra për t’ju befasuar dhe t’ju bëjë të ditur sa shumë ju do dhe sa dëshiron të jetë me ju.
Ai kurrë nuk do të rrezikojë t’ju humbasë. Ai gjithmonë do ta ngrejë telefonin. Ai do t’ju frymëzojë! Ai do t’ju komplimentojë! Ai do t’jua marrë dorën dhe do t’ju puthë kudo që ai mundet! Ai nuk do të luajë me ndjenjat tuaja!
Ju gjithmonë do ta dini se ku qëndroni në jetën e tij. Ju kurrë nuk do të keni nevojë të shqetësoheni apo hutoheni. Ju kurrë nuk do të keni mendime apo dyshime për ndjenjat e tij ndaj jush!
Ju do të jeni prioritet për të!
Vajza: kurrë mos lejoni që një mashkull t’jua marrë dashurinë për të mirëqenë! Prisni për dikë që e di se çfarë thesari ka rënë në duart e tij!

Djem:

Kur një femër pëlqen një mashkull ajo do kërkojë mënyra për t’ju afruar atij.
Mund t’i dërgojë mesazhe vetëm e vetëm për të filluar komunikimin me të. Nëse ajo nuk ju dërgon mesazhe atëherë jo vetëm që nuk ju pëlqen por as që ju mendon!
Edhe pse një femër ka tendencën mos t’ju kërkojë sepse do të bëj të ‘vështirën’, ndonjëherë do ta marr vetë hapin e parë vetëm për t’ju mbajtur nën gjëmba. Prandaj nëse e vëreni se asnjëherë ajo nuk e bën hapin e parë mendojeni edhe opsionin se nuk është e interesuar!
Për fatin tuaj të keq ajo nuk ka interes të bisedojë gjatë me ju, sepse nuk i pëlqeni. Kjo është e gjitha.
Kur një femër ndjen diçka për një mashkull, dëshiron që të bisedojë gjatë me të.
Vihet kundër të gjithëve për ndjenjat e saj të sinqerta.
Do t’ia tregojë gjithë botës se sa me fat ndihet që të do.
Mirëpo nëse ajo nuk shkruan per ty, nuk interesohet per ty, si je apo si ndjehesh, dije se nuk ja ndjen dhe jo se nuk ka kohe apo ndonje arsye tjeter.
Kur nje vajze dashurohet, eshte aq xheloze sa mund te frigoje ndryshimi saj kur i rrezikohet dashuria.
Dashuroni, me zemër te pastër dhe mos lëndoni, sepse nëse dikush të do me shpirt dhe mbi gjithcka pa interes, është një dashuri e vertetë që nuk mund ta gjesh lehtë në ditët e sotme, ku interesi dhe materializmi i ka kalbur zemrat e njerëzve gjer në thelb!

Si mendoni?!​

 
Mendoj se nuk e ndjeki deri ne fund te botes po sma diti vleren. Pra, i jap perparesi cdohere shpirtit tim fillimisht. Kjo te ndihmon te mos lendohesh me shume. Po ma diti vleren, jo deri ne fund te botes por 4 here i sillna si me mercedes
 
Mos ec para meje - nuk jam ndjekëse.
Mos ec pas meje - nuk jam udhëheqëse.
Ec paralel me mua.
Këtë kam pas udhërrëfyese dhe akoma e kam. Ndaj, sado e dëshirueshme të jetë që mashkulli të të ndjekë, unë preferoj të ecim paralel deri në fund të botës. ?‍♀️
 
Sakrificat ngelen gjithmone per tu vleresuar dhe vete personalisht eci me moton qe Actions speak 4itself . .... por me vete artikullin nuk jam dakort ne pergjithesi .
 
  • Pëlqej
Reactions: .
Dashuria nuk matet as nuk ....peshohet.....


Koha tregon sesa te verteta jane gjerat ....

Ne nje mardhenje ska jo ti me do shum jo une tdu pak jo duj ti per mu .....
Dashuria ecen te 2 dor per dore !
Me sinqerite,besim,dashuri,pasion
?
 
  • Pëlqej
Reactions: .
Nje mashkull qe te do ,te ndjek deri ne fund te botes!
E vertete!
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back