Dita 1:
"Sot ai më quajti me përbuzje 'lopë e shëndoshë'...por s'ka gjë sepse unë kam shtuar pakëz peshë.
Epo, së paku nuk më quajti as idiote as e vonuar."
Dita 198:
"Sot ai më quajti 'idiote e padobishme'... por s'ka gjë sepse unë këto kohë kam filluar të jem pakëz e çekuilibruar dhe harroj shpesh.
Epo, së paku ai s'po më tradhëton."
Dita 302:
"Sot ai më tha që ishte mërzitur nga unë, dhe se kishte nevojë për hapësirë dhe se nuk i mjaftoja, prandaj më tradhëtoi...por s'ka gjë sepse unë jam një grua dhe një nënë e lodhur, kam filluar të kem pak mangësi, më dhëmb krahu, këmba, koka, shpina dhe s'jam topmodele, s'mund të pres mos të mërzitet ai nga unë.
Epo, jam e kënaqur sepse së paku ai nuk më dhunon fizikisht."
Dita 439:
"Sot ai më shtyu dhe unë u përplasa në tavolinë...por s'ka gjë sepse ai ishte i dehur dhe unë ia zura rrugën dhe e bëra me nerva kur po ia hiqja shishen nga dora.
Epo, falë Zotit, edhe pse u përplasa, nuk më mbeti shenjë, as u preva, e as u mavijosa."
Dita 562:
"Sot ai më kapi krahun dhe ma ndrydhi, më la shenja mavijosje...por s'ka gjë sepse ne po debatonim dhe ai pati një krizë nervash, unë duhej ta duroja çdo ofendim që më bënte.
Epo, s'është i keq ai, së paku nuk më goditi."
Dita 612:
"Sot ai më goditi aq fortë, sa më dolën hundë e buzë gjak, dhe kam super dhimbje koke...por s'ka gjë, unë ashtu kështu dhimbje koke kam pas çdo minutë këto muajt e fundit.
Por, unë e di që ai nuk e kishte qëllimin të më lëndonte. Duhet ta kuptoj unë atë."
Dita 729:
"Sot ai më goditi sërish, por në gjithë trupin, sytë më janë mavijosur, buza më është çarë, kisha dhe gjakderdhje gjenitale, më dhemb stomaku nga e goditura, nofulla më është enjtur...por prapë s'ka gjë, unë jam e ngathët, jam e brishtë dhe lehtë gjakosem e çahem, nuk është se më goditi aq shumë.
Epo, duhet të falënderohem që s'paku nuk kam asnjë kockë të thyer, pa mishi do më shërohet."
Dita 863:
"Sot, as nuk më kujtohet çfarë më bëri ai, por u zgjova në spital, isha e lidhur me tub oksigjeni, kisha këmbë e duar në allçi, shihja plot aparate mjekësore, kokën nuk e lëviz dot...por s'ka gjë, edhe pse nuk e mbaj mend, por ndoshta kam bërë diçka që u detyrua të mē sillte në këtë gjendje. Jam dhe unë fajtore.
Por, kujtoj fëmijët, dhe sërish them faleminderit Zotit që së paku jam gjallë."
Dita 1095:
"Sot...epo...sot dikush erdhi tek varri im, më la një tufë lulesh, dhe mes lotëve pëshpëriti: PSE LEJOI AJO QË TË KALONTE DITA E PARË?"

Last edited by a moderator: