Familja e braktisi sepse ishte ‘i mallkuar’, transformimi i pabesueshëm i Picassos
Një fëmijë i braktisur nga prindërit e tij prej bestytnive se ishte “i mallkuar” ka pësuar një transformim rrënjësor pasi u shpëtua nga një aktiviste nga Danimarka.
Disa pamje që tregonin 3-vjeçarin që endej nëpër rrugët e Eket, Nigeri bënë xhiron e rrjetit pesë vite më parë.
Hope u shpëtua nga Anja Ringgren Loven në 2016-ën. “Hope ishte në një gjende të mjerueshme kur e shpëtuam. Ai ishte i kequshqyer dhe kishte disa sëmundje.
Dy javët e para qëndroi në spital në gjendje të rëndë. Nuk e dinim nëse do të mbijetonte apo jo.“, u shpreh Loven.
Kjo fotografi tronditëse tregon punëtoren e ndihmës Anja Ringgren Lovén të gjunjëzuar për të ushqyer me ujë vogëlushin e kequshqyer rëndë.
Vogëlushi i mbijetoi të kaluarës së tij traumatike dhe tashmë gëzon shëndet të plotë. “Hope është shumë i shëndetshëm dhe i pëlqen të shkojë në shkollë.
Ai është shumë inteligjent dhe pasioni i tij është arti. Është jashtëzakonisht i talentuar në art dhe madje shumë nga pikturat e tij janë shitur. Ne e quajmë Picasso-n tonë të vogël“, u shpreh ajo.