Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fakte shkencore rreth dashurisë....

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Fakte shkencore rreth dashurisë....​


dc0f6b39c6e091d27d73e5d168f20993.jpg

A është vërtet dashuria çelësi i gjithçkaje apo gjithçka mund ta shohim si dashuri? Për ta kuptuar atë ekzistojnë fakte shkencore, si me poshte

Dashuria është ndoshta emocioni më i rëndësishëm që mund të ndiejmë, por në të njëjtën kohë është padyshim ai më i pakuptueshmi.


Njeriu për nga natyra e tij është si një “wireless” për t’u lidhur me të tjerët.

Ai e përjeton vetminë dhe refuzimin si kërcënim të dhimbshëm për mbijetesën e tij. Ndërkohë, ne priremi të besojmë se kemi nevojë për një marrëdhënie dashurie të gjatë për të qenë plotësisht të kënaqur.

Por dashuria nuk është domosdoshmërisht një kusht i pandryshueshëm: aftësia për të dashur është brenda nesh, ajo është gatishmëria për të hapur zemrat tona për të tjerët.

Sigurisht, kjo nuk është automatike, kërkon shumë punë, altruizëm dhe pranim që ne jemi të përshkueshëm nga ndjenjat. Por çfarë është në të vërtetë dashuria?

Shpjegimet shkencore mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni.. ja se cilat janë ato :

* Dashuria është e pavarur nga pasioni


Edhe pse tërheqja fizike është një komponent kyç, dashuria është diçka tjetër. Kjo është arsyeja se pse një natë e gjatë pasioni nuk çon te një marrëdhënie e qëndrueshme: zonat e trurit të përfshira janë të ndryshme.

* Dashuria është një gjendje e përkohshme ose e qëndrueshme

Një studim i fundit tregon se ne e përjetojmë dashurinë si një gjendje të përkohshme të bashkimit ose të lidhjeve të thella të dy zemrave që rrahin bashkë, unanimisht, duke krijuar një shpirt të vetëm nga dy të tillë. Por dashuria është gjithashtu edhe një gjendje mendore dhe emotive e qëndrueshme, për të cilën tregojmë kujdes të thellë për mirëqenien e tjetrit, duke ndarë çdo gjë mendore dhe emocionale, në të mirë e në të keq.

* Ndërton modele ideale

Një studim mbi marrëdhëniet afatgjata të dashurisë evidentoi disa modele sjelljesh që çiftet i adaptojnë: partnerët kanë një gjykim pozitiv për tjetrin kur nuk janë bashkë, mbështesin reciprokisht rritjen personale dhe zhvillimin dhe angazhohen në përvoja të përbashkëta nga të cilat mund të mësojnë dhe të përmirësojnë veten e tyre.

* Mund të rrisim kapacitetin tonë për të dashuruar

Disa hulumtime mbi vetëdijen e mendimeve tona dhe mbi dhembshurinë tregojnë se ne mund ta komandojmë trurin tonë që të jetë pozitiv dhe i ndjeshëm, duke rritur në këtë mënyrë aktivitetin e qendrave të trurit që lidhen me ndjeshmërinë dhe emocionet pozitive. Me pak fjalë, mund ta mësojmë trurin tonë të dashurojë më shumë.

*Dashuria nuk është vetëm në kokë

Lidhja e dashurisë është esenciale për shëndetin fizik afatgjatë. Sipas disa studimeve, vetmia dhe mungesa e ndërveprimeve sociale e ulin jetëgjatësinë aq sa pirja e duhanit. Martesa e përmirëson shëndetin për një kohë të gjatë e sidomos te burrat, ndërkohë që vdekja e bashkëshortes rrit rrezikun e vdekjes së bashkëshortit. Nuk dihet ende se kjo varet nga fakti që gratë i shtyjnë burrat e tyre të ushqehen në mënyrë të vazhdueshme dhe të shkojnë te mjeku ose kjo ka të bëjë thjesht me lidhjen fizike dhe emocionale.

* Dashuria kultivohet

Kur ne e përqendrojmë qëllimisht vëmendjen tonë te ndjenjat dhe veprimet ndaj personit që duam, fillon një spirale pozitive që përfshin vlerësim dhe lumturi të ndërsjellë.
Të gjithë duam të na duan, të na vlerësojnë dhe të kujdesen për ne. Shprehja e mirënjohjes me fjalë ose veprime krijon emocione pozitive si te dhënësi ashtu edhe te marrësi.

* Dashuria rritet vetë brenda nesh

Të duash shumë një person nuk do të thotë se të tjerët na përjashtojnë. Përkundrazi është një aftësi që mund të rritet brenda nesh, edhe me përqendrimin mendor, po kështu përfshirja emocionale është një kurë e kujdesshme. Kur përqendrohemi te ndjenjat tona emocionale për një person, gjejmë motive të ndryshme për të provuar më shumë dashuri në përgjithësi.

* Dashuria nuk është e pakushtëzuar

Një nga presupozimet e dashurisë është ndjenja e sigurisë dhe e besimit. Personat që kanë trauma fëmijërie mund të kenë nevojë për më shumë kohë për të aktivizuar mekanizmat e sipërpërmendur. Ky problem mund të kalohet falë një terapie korrekte, por edhe falë dashurisë së partnerit.

* Dashuria është ngjitëse

Dashuria mund të frymëzojë dashuri te të tjerët
. Një ndjenjë shumë e madhe mund të stimulojë personat t’u thonë po ndjenjave. Kujtojmë këtu historitë e Dalai Lamas apo të Nelson Mandela-s, të cilët kanë ngjallur dëshirën për të qenë më të mirë dhe për t’i dhënë ndihmë kujtdo që është në vështirësi.

* Dashuria nuk është e pandryshueshme

Dashuria nuk është aspak e pandryshueshme, ashtu siç edhe ne nuk jemi të njëjtë si shumë vite më parë. Në jetë gjithçka ndryshon, po ashtu edhe dashuria transformohet, maturohet etj.

bota.al
 
E vetmia gjë që nuk ka nevojë për shkencë dhe as filozofi.
Dashuria lind, rritet, lulëzon, dhe mbaron pa formula shkencore..?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back