- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,068
- Pëlqime
- 39,539
Shqipëria ka arritur të kalojë në finalen e Eurovision 2021. Këngëtarja Anxhela Peristeri do të performojë këngën e saj “Karma”, të kompozuar nga Kledi Bahiti me tekst të Olti Currit në mbrëmjen e të shtunës.
Shtetet e tjera që janë kualifikuar për në finalen e Eurovision 2021 janë Serbia, Bullgaria, Moldava, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.
Një total prej 26 vendeve do të marrin pjesë në finalen e së shtunës në mbrëmje, e cila këtë vit zhvillohet në Roterdam, Holandë, pas fitores së vendit në edicionin e kaluar.
Në gjysmë finalen e dytë të festivalit evropian, Anxhela Peristeri ka kënduar shqip këngën “Karma” dhe interpretimin e shoqëroi me lëvizje sensuale ndërsa pas saj kishte efekte vizuale të mirëmenduara me detaje.
Anxhela kishte veshur një fustan të shkurtër me të cilin duket se shkëlqente ndërsa i gjithë publiku që e mbështet u emocionua.
“Ishte një performancë e shkëlqyer, me kaq shumë njerëz, në këtë skenë. Jam shumë e emocionuar dhe shumë e lumtur tani. Faleminderit Eurovision!”, u shpreh 35-vjeçarja, për faqen zyrtare të festivalit.
PYTJE: Kush mendoni qe do te fitoj kte vit ?